Vëllazëria Muslimane në Egjipt refuzon përpjekjet për normalizim me Izraelin

Vëllazëria Muslimane (Ihvan) në Egjipt njoftoi se refuzon çdo lloj përpjekje për normalizim me Izraelin.

“Pavarësisht se si quhet ne hedhim poshtë çdo lloj përpjekje dhe mënyrë të normalizimit me Izraelin. Ky qëndrim nuk ndryshon pavarësisht se kush e bën ose kush është i përfshirë”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Ihvani.

Në deklaratë theksohet se këto iniciativa mundësuan legalizimin e Izraelit dhe heqjen e të drejtave të palestinezëve, duke shtuar se Vëllazëria ka bërë dhjetëra deklarata zyrtare duke demonstruar këtë qëndrim për dekada dhe e njofton sot qartë këtë përsëri.

Sipas deklaratës Vëllazëria vazhdon qëndrimin e saj mbështetës ndaj kauzës së drejtë të popullit palestinez, krijimin e shtetit të saj të pavarur me Kudsin si kryeqytet dhe çlirimin e tokave të saj.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini më 15 shtator në Shtëpinë e Bardhë me anë të një ceremonie kishin nënshkruar marrëveshje normalizimi me Izraelin.

Këto dy shtete ishin bërë vendi i tretë dhe i katërt arab që kanë arritur marrëveshje normalizimi me Izraelin pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë në vitin 1994.

Më pas edhe Sudani dhe Maroku kishin hyrë në procesin e normalizmit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne