Bota

Vëllazëria Myslimane e Egjiptit formon komitet menaxhues

Grupi i Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit njoftoi sot formimin e një komiteti për të menaxhuar punët e grupit pas arrestimit të udhëheqësit të tij në detyrë Mahmoud Ezzat.

Në një deklaratë të lëshuar nga nënkryetari aktual i grupit Ibrahim Mounir, thuhet se vendimi u mor si përgjigje e “zhvillimeve të fundit”, në lidhje me arrestimin e Ezzat.

Mounir gjithashtu njoftoi mbarimin e zyrës së lartë të grupit, Zyrën e Udhëzimit.

Komiteti i ri, i cili do të menaxhohet nga jashtë pas përfundimit të Zyrës së Udhëzimit, do të riorganizojë grupin dhe do të përmirësojë performancën e tij, shtoi Mounir.

Të hënën, zëdhënësi i Vëllazërisë Myslimane, Talaat Fahmi, njoftoi emërimin e Ibrahim Mounir si udhëheqësi aktual i grupit.

Vëllazëria Myslimane u formua në vitin 1928 dhe pas grushtit të shtetit ushtarak në Egjipt në korrik të vitit 2013, grupi u shpall i jashtëligjshëm dhe shumica e udhëheqësve të tij u arrestuan, përfshirë presidentin e ndjerë egjiptian, Mohammed Morsi./AA

OPINIONE

INTERVISTA