Bota

“SHBA mund të mbështesë Dahlan-in në përmbysjen e presidentit palestinez”

SHBA mund të mbështesë ish-të fortin e dëbuar të Fatahut, Mohammed Dahlan për të zhvendosur presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.

“Ne jemi duke menduar rreth kësaj, por nuk kemi dëshirë të projektojmë udhëheqjen palestineze”, tha David Friedman, i dërguari i SHBA-së në Izrael, në një intervistë të publikuar sot në gazetën “Israel Hayom”.

Raporti thotë se ka elementë brenda administratës amerikane në favor të mbështetjes së Dahlan-it për të përmbysur Abasin si president i Palestinës.

Dahlan është një figurë kontroverse i mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ndërsa ai përballet me çështje ligjore nga Palestina dhe Turqia për disa akuza, përfshirë vrasje, korrupsion dhe përfshirje në përpjekjen e grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi.

Ambasadori amerikan gjithashtu bëri me dije se Izraeli po ecte përpara me planin e tij për të aneksuar në mënyrë të paligjshme më shumë territore palestineze.

“Unë mendoj se kjo do të ndodhë”, tha Friedman.

Ai gjithashtu sulmoi Autoritetin Palestinez të udhëhequr nga Abbas se “është mbërthyer në ankesa shumë të vjetra dhe të parëndësishme”./AA

OPINIONE

INTERVISTA