Vëllezërit përleshen me thika në Tiranë, njëri përfundon në spital, arrestohet tjetri

Një sherr mes dy vëllezërve degjeneron në përdorimin e thikave. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Meme Meto” në Tiranë. Policia ka dhënë detaje për ngjarjen duke sqaruar se në konflikt janë përfshirë dy vëllezër (shtetasit I. X., dhe A. X.,) ku gjatë konfliktit shtetasi I. X., ka qëlluar në trup me mjet prerës, vëllain e tij, shtetasin A. X. Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 14.08.2018, rreth orës 11:54, në rrugën “Meme Meto” janë konfliktuar për motive të dobëta dy vëllezër (shtetasit I. X., dhe A. X.,) ku gjatë konfliktit shtetasi I. X., ka qëlluar në trup me mjet prerës, vëllain e tij, shtetasin A. X.

I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne