“Vendbanimet izraelite ulin mundësitë për paqe në Lindje të Mesme”

Moska zyrtare ripërsërit qëndrimin e saj për ndërtimet antikushtetuese në rajonin e Palestinës, përfshirë edhe Jeruzalemin Lindor

Miratimi izraelit për ndërtimin e njësive të reja banesore për kolonët hebrenjë në Bregun Perëndimor të pushtuar, ulin dukshëm gjasat për arritjen e një paqeje të drejtë në Lindjen e Mesme, është konstatimi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Në një kumtesë të publikuar, Moska zyrtare ripërsërit qëndrimin e saj për ndërtimet antikushtetuese në rajonin e Palestinës, përfshirë edhe Jeruzalemin Lindor.

Moska zyrtare thotë se veprime të tilla, nuk do të krijojnë kushte për kontakte të drejtpërdrejta mes palestinezëve dhe izraelitëve. Izraeli të enjten miratoi planin për ndërtimin e qindra njësive të reja banesore për kolonët hebrenjë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Të dhënat e grupit izraelit “Peace Now”, që kundërshton ndërtimet, tregojnë se zyrtarët izraelitë vitin e kaluar lejuan ndërtimin e 6.742 njësive të reja banesore në rajonet e lartpërmendura.

Mbi 500 mijë izraelitë jetojnë në mbi 100 lagje hebreje të ndërtuara pas pushtimit izraelit të Bregut Perëndimor dhe Jeruzalemit Lindor në vitin 1967.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne