Komisioni Evropian ka bërë të qartë se shtete e reja, sidomos të Ballkanit Perëndimor që do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, do të hyjnë në mënyrë individuale dhe në bazë të meritës.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Sinas gjatë një conference për media ka ripërsëritur qëndrimin e presidentit të KE-së, Jean Claude Juncker i cili tha se do të ketë diskutime me secilin shtet veç e veç.
Sinas deklaroi se Komisioni Evropian dhe BE-ja gjatë 9 muajve në vazhdim “do të vendosin se si do të procedohet anëtarësimi i çdo vendi të Ballkanit Perëndimor në BE”.
“Është një process i bazuar vetëm në merita”, tha zëdhënësi i Juncker.
Sipas tij, “zgjidhja është perspektiva, vullneti dhe atmosfera politike që ekziston në çdo vend”.
“Ne e mirëpresim në masë të madhe fakstin se presidenca bullgare e BE-së njoftoi liderët e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit se në muajin maj do të ketë një takim”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian.
Ndryshe, Bullgaria për gjashtë muajt e ardhshëm do ta udhëheq Bashkimin Evropian