Vendi mund të futet në krizë pas zgjedhjeve

Politologu Ramush Tahiri është i bindur se vendi pas zgjedhjeve do të futet në krizë institucionale. Edhe analistë të tjerë vlerësojnë se mundësitë për përçarje mes koalicioneve ekzistojnë.

“Gjasat janë shumë reale që vendi të shkojë në krizë pas zgjedhjeve sepse nuk do të ketë fitues absolut më 11 qershor. Dallimi ndërmjet koalicionit të parë dhe të dytë nuk mund të jetë më i madh se pesë vende deputetësh”, ka thënë Tahiri për “Zërin”, duke shtuar se koalicionet para zgjedhjeve u bënë shpejt dhe programet e tyre nuk arritën të harmonizohen.

Më tej Tahiri vlerëson se ka faktorë të mjaftueshme që vendi të shkojë në krizë.

“Këto janë faktorë të mjaftueshëm për krizë ose për koalicion qeverisës joparimor, pra interesa grupesh e jo programesh të prishen e të rindërtohen. Gjithsesi edhe kështu subjektet po bëjnë fushatë veç e veç, kanë spote të veçanta edhe slogane të veçanta brenda koalicionit”, ka theksuar Tahiri.

Në anën tjetër hulumtuesi i lartë në KDI, Artan Murati, njëherësh njohës i çështjeve vlerëson se ka nuanca të mundësisë për prishje të koalicioneve parazgjedhore, pasi vetë krijimi i një koalicioni nënkupton një jetë të shkurtër të bashkëpunimit partiak mes partnerëve.

“Me vetë faktin kur krijohet një koalicion prej disa partive politike shanset janë që ai koalicion të mos ketë jetëgjatësi të lartë, jetëgjatësia e tij varet prej interesave politik e prej partnerëve që e kanë krijuar koalicionin. Tek ne ka qenë traditë që koalicionet e mëdha të lidhen pas zgjedhjeve, mirëpo Gjykata Kushtetuese dhe vendimi i vitit 2014 normal që e ka determinuar edhe agjendën politike të këtyre koalicioneve aktuale”, ka thënë Murati.

Sipas tij, kjo prishje e koalicioneve automatikisht e dërgon vendin në krizë institucionale.

“Mundet ta dërgojë vendin në një krizë politike institucionale pasi çdo prishje tash mund të krijojë vakuum politik deri në negociatat e reja edhe në krijimin e koalicioneve të reja. Kështu që prishja e koalicioneve do të mundë të ndikonte edhe në skenën politike, edhe në vakuumin politik të vendit”, ka përfunduar Murati.

Edhe njohësi i çështjeve politike në vend, Dimal Basha, vlerëson se mundësitë për përçarje mes koalicioneve ekzistojnë.

“Besoj se mundësia për përçarje është gjithmonë prevalente, duke marrë parasysh se shumica e partive në Kosovë janë parti e pazareve dhe jo e parimeve”, ka theksuar Basha.

Sipas tij, fitorja e koalicionit PAN do t’i kontribuojë krizës në të cilët do të futet vendi pas zgjedhjeve.

“Sipas sondazheve, duket se koalicioni PDK-AAK-Nisma do të dalë si fituese në këto zgjedhje me përafërsisht 40% të votës, mirëpo kjo fitore do të sjellë një qeveri jostabile për shkak të mungesës së numrave në Parlament, që do të vinte si pasojë e refuzimit të partive të tjera për t’ju bashkuar në qeverisje”, ka thënë Basha, duke shtuar se kjo hipotezë do të qëndronte vetëm nëse partitë opozitare ju qëndrojnë pas parimeve e jo pazareve për pushtet.

As analisti Imer Mushkolaj nuk pret që qeveria të formohet menjëherë pas 11 qershorit.

“Nuk mund të paragjykohet në këtë fazë nëse do të ketë përçarje ndërmjet subjekteve që i përbëjnë koalicionet. Varet shumë nga rezultati i zgjedhjeve dhe nga synimi për të ardhur me çdo kusht në pushtet. Megjithatë, unë nuk pres që institucionet e reja të krijohen shpejt”, ka thënë Mushkolaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

SOCIALE

Pa shtëpi dhe pa bonus, 65 familje të dëmtuara nga Pa shtëpi dhe pa bonus qiraje, përfaqësues të 65 familjeve të dëmtuara nga tërmeti u mblodhën para bashkisë së Durrësit për të reaguar ndaj situatës së rëndë social ekonomike që po kalojnë. “Është viti i pestë që kemi dalë nga pallati. Gjysma në pallat jemi pensionistë dhe e kemi kaq të vështirë kur pronari na kërkon qiranë e shtëpisë ku jemi. Bashkia nuk i është përmbajt kontratës me ne, që bonusi ndërpritet kur të futemi në shtëpi. Sipas nënkryetarit, është një ngërç për t’u zgjidh..” “Po bëjmë 5 vjet që presim. Kryeministri tha deri kur të futeni në shtëpi do të merrni bonus. Ka nëna të vetmuara. Të tjerët punojnë, futen në shtëpia ne rrimë e presim. Kryeministri ka folur vetëm për Tiranën a për të gjithë?!”. “Nuk kemi mundësi me paguar qiranë. Ka arrit kulmi. Jemi të sëmurë. Ku ti gjejmë lekët. Bonus jo, gjë jo, me çfarë ta mbulojmë qiranë, ose do të futemi brenda e do të vetëflijohemi. Jam kryefamiljare. Një djalë kam.”. “Të na thonë një fjalë. Ndoshta dhe për votime, ama të na e thonë një fjalë që të inkurajojmë veten. Na kanë ikur shpresat fare. Nuk ikim nga këtu pa marrë një përgjigje, përndryshe do të hyjmë të gjithë në pallat. Kemi arrit në një pikë kritike. Jemi me pensione. Me pensionin e burrit 18 000 lekë, se vetë papunë…”, thonë banorët. Pallati i tyre ndodhet në lagjen 12 të qytetit, pranë tregut të vogël industrial. Ai është vlerësuar në shkallë të lartë dëmi, DS4 dhe pret riforcimin. Sipas bashkisë Durrës, ky objekt së bashku me disa të tjerë do të riforcohen me fonde të saj, po paraprakisht duhet një vendim nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit në mënyrë që të hapen procedurat e tenderit dhe të nisë puna.kërkojnë zgjidhje

OPINION

“Nga idetë e K. Tsiolkovsky te Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Rusia në kozmos”

OPINION

Vehabistet, cionistet dhe Irani

BOTA

Kallëzim penal kundër një ushtari francez që shërbente në ushtrinë izraelite për torturimin e palestinezëve

SHQIPERIA

Akuzat e Ilir Metës për takim me ish-shefin e FBI, reagon Altin Dumani: Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal! Akuza të pabaza ndaj institucionit që drejtoj

BOTA

Italia nuk dëshiron përshkallëzimin dhe zgjatjen e konfliktit në Lindjen e Mesme