“Vendi nuk është gati”/ Koalicioni pro familjes: Konsultë me Ministrinë e Shëndetësisë për ligjin për surrogacinë

Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dorëzoi një kërkesë për seancë dëgjimore në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që është hedhur për konsultim publik.

Përfaqësues të tij thanë se nuk ka pasur asnjë dëgjesë deri tani dhe se Shqipëria nuk është gati për surrogacinë.

“Ne kemi ardhur këtu për t’i kërkuar ministrisë së Shëndetësisë dëgjesë publike për ta konsultuar ligjin që prek për opinionin tonë qenien njerëzore në çdo dimension. Ky projektligj lejon që Shqipëria të bëhet një nga vendet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe lejon trafikimin e grave, bebeve dhe foshnjave të vogla. Ky ligj prek edhe abortin, ideja është që vajzat e vogla 16 vjeçare lejohen që të abortojnë pa dijeninë e prindërve. Përveç kësaj ky ligj e bën Shqipërinë një parajsë të vërtetë për surrogacinë dhe trafikimin e qenieve njerëzore. A e dini që në Bruksel vetëm në 23 prill u diskutua që surrogacia është një nga faktorët më të mëdhenj për trafikimin e qenieve njerëzore. Shqipëria nuk është një tokë që është gati për ligje të tilla. Unë do ju bëja thirrje të gjithë ligjvënësve që të mos marrin copy paste dhe të mos kopjojnë ligje e vendeve të tjera. Do doja të kishim një dëgjesë publike mes specialistëve të ministrisë së Shëndetësisë”,  deklaroi Linda Pano, përfaqësuesja e koalicionit./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne