Nga drejtoria e shkollës “Udha e shkronjave”
Tiranë, më 7 shtator 2026
Rastet e refuzimit të më parshëm të shamisë kanë qenë dy:
Një prind, në çastin e interesimit për shkollë, na kërkoi hipotetikisht, nëse vajza do të donte shaminë, a do ta lejonim. I thamë “JO!” dhe e sqaruam. Sipas tyre, vendësën të mos vinte në shkollë pikërisht për këtë. Pak më vonë e pamë prindin “me shami” të kandidonte për deputet me Partinë Socialiste që është partia më anti-myslimane dhe që godet fuqishëm Naim Frashërin, Rilindjen Kombëtare, Harmoninë Fetare, Sistemin Arsimor Edukimin Kombëtar.
Rasti i dytë, ishte kërkesa pjesore e një prindi të shkollës, praktikant i riteve të fesë myslimane, ku falja e namazit është një prej tyre. I thamë “JO” për të njëjtat arsye. E pranoi vendimin e shkollës si një sakrificë për kushtet e përgjithshme të shkollës laike që ishin në traditë. Vajza përfundoi me shkëlqimin më të madh që kemi patur ndër vite, ndërkohë që në privatësinë e vet realizon dedikimet fetare .
ARSYETIMI PËR VENDIMIN PËR HEQJEN E NDALIMIT TË SIMBOLEVE FETARE:
Për shkak se Kuvendi i Shqipërisë (PS, PD, LSI, Mundësi) me nismën e Qeverisë së Shqipërisë i ka hequr titullin Poet Kombëtar Naim Frashërit dhe po ashtu detyron popullsinë të shpërfillë Naim Frashërin dhe të nderojnë me detyrimin Nënë Terezën, e të mos e nderojnë si shqiptare (Gonxhe Bojaxhiu) por si katolike (Nënë Terezë), kështu e ka ligji (si katolike, pra ia fshinë emrin dhe mbiemrin shqiptar Gonxhe Bojaxhiu).
Për shkak se Kuvendi i Shqipërisë refuzon sistematikisht kërkesat tona të shumta për hetim të dëmtimit të Naim Frashërit, dhe të Rilindjes Kombëtare, të Edukimit Kombëtar dhe të Harmonisë Fetare.
Për shkak se, megjithëse deputeti Bujar Leskaj në seancë i bëri thirrje kolegëve të të na thërrisnin për të pyetur, kur dihet që Komisionin e Edukimit dhe Komisionin e Kulturës e drejton Partia Demokratike dhe ata përsëri shpërfillën.
Për shkak se Ministria e Arsimit Mirela Kumbaro qartësisht është autore personale e goditjes së vlerave të “Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës” 7 mars 1887 që ka për autorësi të Naim Frashërin dhe Sami Frashërin (kujtojmë që Mirela Kumbaro, ishi ministre e kulturës, është autore e ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë që i hoqi statusin Muze Kombëtar i Arsimit Mësonjëtoresd). Goditja e “Mësonjëtores” është goditje e laicizimit dhe hapja e dyerve për konvertime fetare të fshehta. Vendimi për mbylljen e Mësonjëtores u pasua me blerjen nga protestantët të ish godinës ku ka qenë shkolla e motrave Qirjazi. Ata po përgatiten për devijimin e rëndë të historisë së arsimit shqiptar dhe pedagogët e paguar prej tyre po heshtin përë dëmtimin e Naim Frashërit, të Mësonjëtores dhe të Rilindjes Kombëtar.e
Për shkak se këto vendime të Kuvendit të Shqipërisë qartësisht në frymë e në nen janë shfrytëzim antiligjor, antikushtetues i pozicionit të Shtetit Shqiptar, i Sistemit Arsimor Laik për të konvertuar tinëz fetarisht myslimanët në të krishterë (katolikë e protestantë, ortodoksë e e hebrenj). Nuk ka budallenj që të mos kuptojnë që heqja e Naim Frashërit dhe vendosja e Nënë Terezës është masë që detyron “Konvertohuni në katolikë” ose “të paktën në të krishterë”.
Naim Frashëri është figura më e lartë frymëzuese dhe edukuese e kombit shqiptar, që realizon me sukses e me literaturë të plotë vetëdijen globale dhe atë kombëtare, që ka tejkaluar çdo pritshmëri në aftësinë e vet për t’u dhënë shqiptarëve sintezën e besimeve fetare, produkt që duhej të gëzojë e mësojë Sistemi Arsimor Shqiptar, që u ka dhënë njerëve programin e plotë të edukimit të karakterit dhe të virtytetve, dhe që është themeluesi i Sistemit Arsimor që kemi sot, energjia e pashtershme e Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare. Naim Frashëri është realisht Ministri i parë i Arsimit të Kombit Shqiptar: ai u mor me konceptimin e “Mësonjëtoreve” me kurrikulat, me licensimin e shkollave,me botimet shkollore, me përgatitjen e mësuesve dhe frymëzimin e tyre. Çfarë bën tjetër një Ministri Arsimi? A ekziston ndonjë Ministër i Arsimit pas 1912 që të ketë bërë aq shumë sa Naim Frashëri dhe gjëra origjinale?
Naim Frashëri u godit nga Aleanca e Kishave dhe u godit me justifikimin e nënkuptuar se ishte mysliman, dhe më shumë se aq se ishte i besimit shiit, se lëvdoi “Qerbelanë” se shkroi “Fletoren e bektashinjve”. Në fakt, ky justifikim i Aleancës së Kishave është pikërisht për t’i bërë për budallenj të krishterët shqiptarë. Naim Frashëri goditet se është thelbi i shqiptarisë dhe synimi nuk është “krishterëzimi” por “shkombëtarizimi i plotë i shqiptarëve”. Kthimi në popull kot dhe të paaftë për të bërë diçka me vlerë në këtë botë kombesh.
Shkolla “Udha e shkronjave” do të heqë ndalimin që ka patur për shaminë myslimane dhe për faljejn në mjediset e shkollës.
Natyrisht kjo nuk na bën shkollë “myslimane” sepse “Udha e shkronjave” njësoj do t’ua lejojë të krishterëve çdo simbol fetar dhe orientimi fetar i shkollës sonë është saktësisht deviza e Rilindjes Kombëtare “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Për Kuvendin e Shqipërisë “Feja e shqiptarit është Nënë Tereza” dhe Aleanca e Kishave, kryesisht katolike dhe protestante.
Jemi të vetëdijshëm që për shumicën e publikut është një shqetësim ky zhvillim, një ecje prapa. Por e mira e këtij vendimi është pikërisht LEGALIZIMI, NOTERIZIMI i KONFLIKTIT FETAR dhe myslimanët shqiptarë duhen mbrojtur se vërtetë kanë treguar më shumë liri fetare sesa të krishterët. Myslimanët shqiptarë pranuan Nënë Terezën, ndërsa të krishterët “e kulturuar” çfarë bënë? Hoqën Naim Frashërin, që pikërisht ata që ishin realisht të krishterë (e jo thjesht të pagëzuar e fanatikë) e kishin lëvduar dhe e kishin vënë në majën e Kombit. Llogariteni vetë se kush janë ngacmues dhe bullizues.
E kemi parashikuar dhe lajmëruar disa herë Kuvendin e Shqipërisë që sulmi ndaj Naim Frashërit dhe Rilindjes Kombëtare do të synonte përçarjen fetare dhe heqjen e frymëzimeve kombëtare me synimin që shqiptarët të ngatërrohen më tepër.
NUK DUHET TË HEDHIM LIVANDO MBI NJË TRUP TË QELBUR!
Thjesht do t’i lëmë të mbajnë erën e ndotur të konfliktit dhe të përçarjes fetare siç bëjnë e duan të zgjuarit “katolikë”, “protestantë”, “hebrenj”, “ortodoksë” që bëjnë sikur nuk shohin kur ne u themi që po na dëmtojnë Naim Frashërin, po na dëmtojnë 7 marsin 1887, po na dëmtojnë Rilindjen Kombëtare, po na dëmtojnë “Mësonjëtoren”, po na dëmtojnë BESËN, po na dëmtojnë Harmoninë Fetare, po na dëmtojnë demografinë shqiptare, vetëm e vetëm pse të gjitha këto tipare kanë qenë të lidhura masivisht me shumicën myslimane shqiptare.
Kur t’i marrë malli vërtetë për çfarë kishim më parë, të kujtohen e t’i thonë Kuvendit të Shqipërisë të vendosë Naim Frashërin aty ku ka qenë dhe ku e ngacmoi ortodoksi filogrek e frankofon Thomas Frashëri, stërnip i Doktor Adham-utit të Çajupit (Adamid Frashëri) për të cilin Çajupi deklaronte se kishte smirë ndaj Naim Frashërit dhe Vëllezërve Frashëri. Edi Rama e merr Thomasin me vete tek Papa në Vatikan dhe Papa, Vatikani, Kisha Katolike e çdo kishë tjetër duhet t’i përgjigjen shqiptarëve “ÇFARË KENI ME NAIM FRASHËRIN?”
Sigurisht që pranimet tona do të ndjekin të njëjtin standard dhe nuk pritet që “veç që je mysliman e falesh” do të regjistrohesh në shkollë. Nuk kemi ndërmend, as të prishim cilësinë e pranimeve, as raportet që kemi patur dhe asnjë standard tjetër të shkollës. Kjo liri u jepet nxënësve që kemi. Ne as nuk dimë nëse dikush do të dojë apo jo të mbajë shami, apo të falet.
Vetë si drejtori nuk i përkasim as myslimanizmit as krishtërimit. U përkasim asaj që duam të bëjmë dhe që quhet Faltore e Bujarëve Shqiptarë që ndjek BESËN, ku rolin kryesor e ka Naim Frashëri dhe pastaj vijnë rilindasit e tjerë.
Thjesht po i lajmërojmë familjet myslimane të shkollës: nëse më parë ndalohej shamia e falja. Tani lejohet! Kush të dojë ta shfrytëzojë, ta bëjë.

















