Vendimi i plotë/ Kryebashkiaku i Lezhës lirohet nga burgu bashkë me 9 zyrtarë të tjerë

Bashkë me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, gjykata e Lezhës liroi edhe 9 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe hipotekave, ndërsa ka lënë në burg 2 zyrtarë të tjerë. Pas një seance të gjatë prej rreth 4 orësh, gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Frrokajn dhe 9 zyrtarë, dhe ‘arrest me burg’ për 2 zyrtarët e tjerë, të cilët u arrestuan pasi akuzoheshin për abuzim me pronat te ‘Rana e Hedhun’. Më poshtë vendimi i plotë i gjykatës.

1. Pranimin pjeserisht te kerkeses.

2. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Fran Frrokaj me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Fran Frrokaj, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjja “Beselidhja” dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

3. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Enver Hafizi me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Enver Hafizi, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjja “Beselidhja” dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

4. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Gjok Ndoka me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Gjok Ndoka, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

5. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtepi” të dhënë ndaj të arrestuares Gjelina Bacaj me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

6. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Dilaver Neli me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi”, duke urdheruar te dyshuarin Dilaver Neli, te mos largohet nga banesa e tij qe ndodhet ne Mamurras, Bashkia Kurbin.

7. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Ardenis Haxhia me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

8. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Enkelejd Zefi me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

9. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtepi” të dhënë ndaj të arrestuarit Frrok Frroku me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

10. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Pjeter Gjoni (Lini) me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi”, duke urdheruar te dyshuarin Pjeter Gjoni (Lini), te mos largohet nga banesa e tij qe ndodhet ne Mamurras, Bashkia Kurbin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne