Policia e Koresë së Jugut ka bastisur zyrën e presidentit Yoon Suk Yeol, mbi rolin e tij në shpalljen e ligjit ushtarak javën e kaluar, një veprim që e zhyti ekonominë e katërt më të madhe të Azisë në krizë dhe shkaktoi alarm tek aleatët e saj.
Një njësi e posaçme hetimore konfirmoi se bastisi zyrën presidenciale dhe agjenci të tjera. “Ekipi special i hetimit ka kryer një bastisje në zyrën presidenciale, Agjencinë Kombëtare të Policisë, Agjencinë e Policisë Metropolitane të Seulit dhe Shërbimin e Sigurisë së Asamblesë Kombëtare”, thanë hetuesit. Lajmi për bastisjen erdhi pasi zyrtarët thanë se ish-ministri i mbrojtjes i Yoon, Kim Yong-hyun, kishte tentuar vetëvrasjen ndërsa ishte në paraburgim në një qendër paraburgimi në Seul, ku mbahej që nga e diela. Kim u bë personi i parë i arrestuar për dekretin e ligjit ushtarak të 3 dhjetorit dhe tani përballet me akuza, duke përfshirë “angazhim në detyra kritike gjatë një kryengritjeje” dhe “shpërdorim të autoritetit për të penguar ushtrimin e të drejtave”./TopChannel