Bota

Venezuela largohet nga Organizata e Shteteve Amerikane

Ministrja e Jashtme e Venezuelës deklaroi të enjten se qeveria e Venezuelës i ka dërguar një letër Organizatës së Shteteve Amerikane, ku kërkon fillimin e procedurave për daljen e këtij vendi nga kjo organizatë.

Siç njofton kanali televiziv Al Alam, znj. Delsi Rodriguez, ministre e Jashtme e Venezuelës, deklaroi se ky vendim është marrë si reagim ndaj presioneve të Organizatës së Shteteve Amerikane ndaj qeverisë së Venezuelës. Venezuela disa herë ka akuzuar shtetet anëtare të Organizatës së Shteteve Amerikane për diskriminim politik dhe ideologjik kundër Venezuelës. Këshilli i përhershëm i Organizatës së Shteteve Amerikane, në takimin e 3 Prillit në Uashington mbajti qëndrime të ashpra ndaj Venezuelës dhe kryetari i këtij këshilli, Luis Amagro, kërkoi dëbimin e Venezuelës nga Organizata e Shteteve Amerikane. Qeveria e Venezuelës akuzon SHBA-të dhe partitë djathtiste të varura nga Uashingtoni për destabilizimin e situatës në Venezuelë./ PT

OPINIONE

INTERVISTA