Vështrim  krahasues të librit të Orvellit”1984” dhe librit të Schwabit dhe Mallerit “COVID-19:The Great Reset”

  Av. Faik MIFTARI

Kohë më parë  përfundova së lexuari  librin  e autorit George Orwell me titull ” 1984”. Një libër i veçantë dhe shumë i rëndësishëm i cili edhe pse i shkruar para shumë viteve jep një paralajmërim të tmerrshëm  për aktualitetin e tanishëm kohor me të cilin shoqëria njerëzore botërore po përballet me pandeminë aktuale të  COVID-19.

 

Libri i George Orwellit ”1984” është një libër i shkruar  në vazhdën e librave të mëparshme, siç janë librat e B. F. Skinerit: ”Walden, II, 1948”, si dhe “Beyind Freedom and Dignity-Përtej lirisë dhe dinjitetit, 1971”, në të cilin mëtohet krijimi i një shoqërie universale njerëzore e cila  do të kontrollet nga një qendër e vetme botërore(qeveria botërore) dhe do të udhëhiqet sipas kërkesës dhe nevojës së elitës botërore. Ky projekt, i kontrollit të shoqërisë njerëzore, është konceptuar në teori gjatë viteve 1948-1984, ndërsa implementimin e këtij projekti e kanë paralajmëruar  tani, autorët e librit, Klaus Schwab dhe Thiery Maller, në librin e tyre të botuar gjatë vitit 2020, ”Covid-19:The Great Reset”.

Jo Brandi për librin e George Orwellit përveç tjerash ka cek:”1984 është vizioni tmerrues i George Orwellit, i një të ardhmeje totalitare në të cilën çdo gjë dhe çdokush është skllav i një regjimi tiranik. Më i përshtatshëm për kohën e sotme sesa pothuajse çdo libër tjetër që mund të mendoni”.

 

Në këtë vështrim krahasues të librit ”1984” në të cilin autori i librit, George Orwelli paralajmëron se si në një të ardhme të afërt, do të vendoset kontrolli botëror i shoqërisë njerëzore, si dhe librit të autorëve Schwab dhe Maller, “Covid-19:The Great Reset”, i cili paralajmëron implementim e këtij kontrolli botëror të shoqërisë njerëzore, nëpërmes pandemisë COVID-19, si rast ideal për vënien e këtij kontrolli. Do të ndalem vetëm në disa përshkrime, të cilët nga këndvështrimi aktual medial botëror quhen teori konspirative, e në të vërtet këto janë teori dekonspirative, pasi autorët e librit  haptas i shprehin këto teori.

Klaus Schwabi dhe Thierry Malleri në librin e tyre të botuar gjatë vitit 2020, ”Covid-19:The Great Reset”, COVID-19 e shohin si mjet ideal unik me të cilin do të bëhet rivendosja e madhe në botë. Kjo rivendosje e madhe është programuar kohë më parë dhe se pritej çasti ideal se kur do të nis zbatimi i saj, :”Pandemia COVID-19 është një dritare unike e mundësisë me të cilin njerëzimi duhet të futet në ardhmëri. Kurrfarë kthimi prapa nuk mund të ketë. Në pyetjen e shtruar: kur do të kthehemi jetës normale? Përgjigjja është e shkurtër:Kurrë! Historia tani e tutje do të ndahet në dy epoka: epoka para korona virusit dhe epoka pas korona virusit”. 

Atë që e paralajmëroi shumë vite më parë George Orwelli në librin e tij “1984” për ekzistimin e një organizate të fshehtë: “Ndoshta thashethemet për një organizatë të fshehtë ishin të vërteta-ndoshta Vëllezëria vërtet ekzistonte”.Vëllai i madh të ndiqte me sy edhe nga monedha. Vëllazëria nuk zhduket dot nga faqja e dheut sepse nuk është organizatë në kuptim të mirëfilltë të fjalës. Atë s’e lidh gjë tjetër veç idesë, që është e pashkatërrueshme”, Klaus Schwabi dhe Thiery Malleri në librin e tyre: “Covid-19:The Great Reset” haptas paralajmërojnë këtë në transformimin prej organizate të fshehtë tani në një qeveri botërore:” E ardhmja e ndritur, do të jetë bota në të cilin do të fshihen dallimet në mes shteteve të pasura dhe të varfra, dhe me kalimin e kohës do të eliminohen kufijtë shtetëror. Po lind një shtet botëror me një qeveri botërore. Çështja e qeverisë botërore është thelbi i të gjitha çështjeve”.

George Orwelli e ka paralajmëruar vite më parë mundësin e kontrollimit të shoqërisë njerëzore me anë të përgjimit gjatë tërë kohës:“Nuk do të ishte aspak çudi sikur ata të arrinin t’i përgjonin të gjithë gjatë gjithë kohës. Sidoqoftë, një gjë ishte fare e sigurtë, ata lidheshin me ty kur të donin. Ti duhet të jetoje-arrije të jetoje, sepse e gjithë kjo të kthehet nga shprehi në instinkt-duke e marrë si të mirëqenë që po të dëgjonin çdo zhurmë që bëje dhe, me përjashtim të kohës kur ishte errësirë e plotë, ta shikonin edhe çdo lëvizje”.

Klaus Schwabi dhe Thiery Maller kontrollin e shoqërisë njerëzore e parashohin në digjitalizimin e tërësishëm të shoqërisë njerëzore: “Do të vendoset kontrolli efektiv mbi sjelljet dhe lëvizjet e njeriut, me ndihmën e teknologjisë së njohjes së fytyrave njerëzore. Për të parandaluar pandeminë është e nevojshme të krijohet rrjeti botëror i kontrollit digjital”.

 

George Orwelli në librin e tij ka paralajmëruar se: “Një numër i madh fjalësh si nder, drejtësi, moral, demokraci, shkencë, dhe fe nuk do të ekzistonin më”. Klaus Schwabi dhe Thiery Maller në librin e tyre haptas thonë se këto do të humben, e sidomos më të tmerrshme  do të jenë në aspektin e shëndetit të njeriut ku paralajmërohet një tirani e paparë gjer tani në historinë e civilizimit njerëzor: “Pikëpamjeve dhe paragjykimeve të errëta fetare do të shpallet luftë. Ekonomia e botës së re duhet të jetë e centralizuar dhe udhëhequr nga monopolet gjigante botërore. Prona private dalëngadalë do të mënjanohet. Paraja e gatshme(cash) do të zhduket dhe do të futet valuta digjitale. Do të bëhet zvogëlimi i rritjes demografike dhe zvogëlimi i numrit të popullatës botërore. Do të zvogëlohen në sasi të madhe vendet e punës. Parashihet futja e ardhurave themelore të detyrueshme për njerëzit të cilët do të zëvendësohen me robotët, por me kusht që të jenë të vaksinuar. Modeli i ri i ruajtjes së shëndetit do të parashikojë testimin e rregulltë, vaksinimin e obliguar, lëshimin e pasaportave të vaksinimit, futja e kufizimeve dhe dënimeve për personat të cilët do të shmangen përmbajtjes së kësaj disipline mjekësore”.

George Orvelli ka paralajmëruar vite më parë  në librin e tij se liria do të jetë e ndaluar: “Vetë kuptimi i lirisë do të jetë i ndaluar. Ai që do të mbronte lirinë e fjalës, lirinë  e shtypit, lirinë e mendimit, ato që do të shkruante nga policia e mendimit do të zhduk nga faqja e dheut. Do të ndryshojë gjithë mjedisi i mendimit. Në fakt, mendimi siç e njohim ne sot, nuk do të ekzistojë me. Besnikëri do të thotë të mos mendosh-të mos kesh nevojë të mendosh. Besnikëria është pavetëdije”.Këtë paralajmërim të Orvellit, tani në praktikë është duke u realizuar në ditët e sotme, ashtu që çdo fjalë e lirë e shkruar, çdo mendim i shprehur, nga kush do qoftë, që është e kundërt me versionin zyrtar të Organizatës Botërore Shëndetësore, Ministrive të Shëndetësisë dhe Institucioneve Kombëtare të Shëndetit Publik të qeverive të shteteve anembanë botës, apriori censurohen, fshihen dhe eliminohen nga “policia e mendimit”, nga rrjetet sociale, Facebook, Twitter, Instagram, You Tube, etj. si dhe nuk publikohen nga portale, që është një atak i paparë gjer tani në shprehjen e fjalës dhe mendimit të lirë në historinë e shoqërisë njerëzore.

George Orwelli paralajmëroi në librin e tij se shumica e shoqërisë njerëzore është jashtëzakonisht  e dobët, frikacake dhe e pa e pafuqishme dhe lehtë mund të mashtrohet dhe sundohet:“ sepse masa e njerëzve janë krijesa të dobëta frikacake, të cilat as nuk e durojnë dot lirinë, as nuk e përballojnë dot të vërtetën, dhe që duhen sunduar dhe mashtruar rregullisht nga të tjerët, nga më të fuqishmit se ata vetë”.Në aktualitetin e tanishëm botëror, ky paralajmërim i Orwellit është duke u realizuar, pasi që shumica e njerëzve në botë në saje të presioneve, kërcënimeve, trusnive, dënimeve pikë së pari nga ana e pushtetarëve dhe qeveritarëve,  por edhe nga ana e mediave dhe mjekëve, kanë ra nën ndikimin e tyre, dhe janë duke pranuar këtë sundim dhe mashtrim i cili është duke u imponuar mbi ta nëpërmes pandemisë së COVID-19 dhe vaksinimit, nëpërmes së cilët janë duke u zbatuar kufizimet të papara gjer tani në historinë e civilizimit njerëzore, duke kushtëzuar blerjen e produkteve ushqimore, marrjen e shërbimeve mjekësore, hyrjen në institucione dhe objekte të ndryshme, vënien e  gjendjeve të jashtëzakonshme, mbylljet, segregacionet, ndarjet, që ka kaluar përtej çdo logjike të shëndosh njerëzore.

Por, George Orwelli në librin e tij ka paralajmëruar edhe atë se një pakicë nga shoqëria njerëzore do të kundërvihet diktaturës apo tiranisë së elitës botërore që do të mëtohet të vendoset ndaj shoqërisë njerëzore: “Të jesh pakicë, madje edhe pakicë prej një njeriu të vetëm, nuk do të thotë të jesh i çmendur. Nëse kapesh pas të vërtetës, qoftë edhe duke iu kundërvënë gjithë botës, nuk do të thoshte se ishe i çmendur”. Me të vërtet në aktualitetin e tanishëm botëror ata që po i kundërvihen kësaj Rivendosje të madhe, siç e quajnë Schwabi dhe Malleri, janë një pakicë, e cila po reziston në forma të ndryshme ndaj krijimit të  rendit të ri botëror, me një shtet dhe qeveri të vetme botërore që po mëtohet të krijohet nga elita botërore për të sunduar shoqërinë njerëzore në botë. Kjo pakicë me të vërtet nga shumica e shoqërisë njerëzore  po quhet “e çmendur”, porse ia vlen të quhet e “çmendur” kjo rezistencë kundër  Rivendosjes së Madhe në botë me një shtet dhe qeveri të vetme.

Në fund të këtij vështrimi krahasues në mes të dy librave të lartcekur, do ta përmbyll me konkluzionin se, Zoti-Krijuesi ynë fuqiplotë na ka krijuar të gjithë neve, të jemi të barabartë, të jemi të lirë, na ka dhënë të drejta të patjetërsueshme, sikurse që janë, liria e të shprehurit, e fjalës, e mendimit, e logjikës,  e ndërgjegjes, e besimit, e dijes, e shkencës, e vendosjes, etj., për të cilin ia vlen që njeriu po qoftë edhe në pakicë, të këmbëngul,  të qëndrojë, të rezistojë në mbrojtjen e këtyre  drejtave gjer në fund, e pastaj të shpresojë në  ndihmën e Zotit që këto drejta të dhuruara nga Krijuesi Fuqiplotë, t’i arrijë edhe të mbrojë liritë dhe drejtat universale njerëzore.

 

09.10.2021                                                                      

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne