Shqipëria e dyzuar përballë Lirisë së Fjalës dhe Lirisë së Disinformimit

Prof. Pirro Prifti

OSBE organizon më 11 tetor deri në në 14 tetor në Hotel Rogner, Tiranë Konfernencën e 8 vjetore për Median në Europën Juglindore me temë `Gazetaria në Krize`, ku marrin pjesë 120 pjesëmarrës nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Mali i Zi, përfaqësues të qeverisë, medias, shoqatave të gazetarëve, shoqërisë civile dhe sferës së akademisë. Ngjarjet dhe aktivitetet e ndryshme në kuadër të Javës së Medias do të vazhdojnë deri të enjten, 14 tetor.

Në këtë Konferencë do të diskutohen këto probleme:

-Çështja e dezinformimit dhe shkaqet që e krijojnë atë, tek rreziku përkatës dhe tek roli kundërshtues që mund të luajë gazetaria.

-Angazhimi ndaj parimeve themelore të gazetarisë, si paanësia dhe raportimi me fakte, është shumë irëndësishëm për të ndërtuar besimin tek media dhe shërben për të ndrequr dezinformimin.

– Praktikat më të mira dhe përpjekjet për të lehtësuar situatën e rënduar të gazetarëve të rajonit, duke përfshirë pengesat që ata hasin përgjatë zhvillimit të veprimtarive gazetareske dhe zbatimit të të drejtës së shprehjes.

– Diskutimin e sfidave profesionale të kohës dhe rreziqet e posaçme për shkak të gjinisë me të cilat përballen gazetaret në rajonin e Evropës Juglindore.

-Pasja e redaksive të ekuilibruara nga pikëpamja gjinore dhe të përmirësojmë gjendjen e gazetareve në rajon.

-Korniza e dokumentit për shprehjen e qëndrimit për rininë dhe median, zhvilluar përgjatë Kampit Rinor të këtij viti “Vëmendja tek të Rinjtë dhe tek Media” si pjesë e “Shtigjeve Rinore: Përkrahja e Vlerave të OSBE-së në Ballkanin Perëndimor”

(https://ata.gov.al/2021/10/11/gazetaria-ne-kohe-krize-tirana-mirepret-konferencen-e-8-te-te-osbe-se-per-median-ne-evropen-juglindore/).

Dihet se Shqipëria sidomos gjatë 30 viteve të pas diktaturës ka vuajtur shumë nga mediat e shkruara në fillim dhe ato radio-tv, dhe tashti pas viteve 2010 edhe nga Mediat elektronike përsa i përket dis-informimit, kryesisht disinformimi politik dhe ai social-ekonomik, të cilat vepronin dhe veprojnë në dobi të qeverisjes përkatëse që është në pushtet.

Interesant mbetet fakti se me futjen gjërësisht të Medias Elektronike, lufta mediatike ka marrë një zhvillim të madh dhe përplasja midis mediave që përfaqësojnë grupet politike të fuqishme në Shqipëri (dhe ndoshta edhe të fuqive të huaja antiamerikane dhe anti-BE).

Kjo luftë mediatike është përqëndruar kryesisht në luftën midis informacioneve opinionike dhe informacioneve që bazohen në Fakte.

Kjo luftë qoftë ajo brënda llojit si ajo brënda PD ashtu dhe midis Opozitës dhe Qeverisjes, ka dëmtuar rëndë reputacionin e Shqipërisë brënda dhe jashtë vëndit, madje Opozita aktuale vite më parë përdori informacioneqë unë iquaj në mënyrë të thjeshtë opinione disinformuese ose gjysëm të vërteta që ingjanin si dy pika uji tregimit në librin për fëmijë  `Dinpaku dhe shokët e tij`, shkaktoi një valë akuzash dhe çështjet apo debatet e rënda brënda dhe jashtë parlamentit përfunduan në gjykata, të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë duke minuar shumë besimin e shoqërisë shqiptare ndaj politikës dhe politikanëve.

Një nga çfaqjet më të sofistikuara të përplasjes mediatike të internetit dhe të Tv, të cilat janë blerë nga grupe politike shqiptare për të shpëlarë trutë e shqiptarëve dhe për ti dhënë të drejtë vetes së tyre janë:  hedhja e dyshimeve daj zgjedhjeve, nxitja e idesë se Shqipëria na qënka baza e prodhimit të kanabisit dhe shpërndarjes së kokainës e për pasojë dëmtimi i imazhit të Shqipërisë në Europë dhe në botë, njollosja e policisë, debatet shterpa për probleme ekonomike e tendera të cilat duheshin dërguar së pari në prokurori me fakte dhe jo opinione, ngritja e grupeve të gazetarëve dhe analistëve të blerë për të justifikuar humbjet në zgjedhje qoftë dhe për të kamufluar imazhin e këtij apo atij poltikani, përhapja e disinformimeve ku raste të veçanta vdekjesh, vrasjesh, suicidesh, përdhunimesh,  konfliktesh në familje shumëzohën dhe shumëfishohen sikur të jenë masive, pra duke përdorur gjysmë të vërteta për të destabilizuar situatën sociale dh ekonomike, duke nxjerrë lloj lloj konspiracionistesh për të trembur popullin gjithashtu me gjysmë të vërteta të përkthyera direkt nga anglishtja ashtu shpejt e shpejt nga celulari apo kompjuteri.

Kjo ka dëmtuar dhe ka shkelur vijën e hollë e të kuqe midis faktit dhe opinionit duke përdorur demagogjinë naziste të Gebels-it për të shpërndarë disinformimin. Dihet se Joseph Goebbels në librin e tij `Djalli i rremë` spjegon teknikat e tij të propagandës dis-informuese naziste të asaj kohe duke e sintetizuar me një frazë: “Propaganda është si art. S’është nevoja të respektosh të vërtetën”.

Këtu vihet në pikpyetje të vërtetë në kohën e sotme nëse Liria e Fjalës duhet të jetë absolute, kur në të njëjtën kohë përzjerë me Lirinë e Fjalës është dhe Liria e Shpifjes apo me terma më sofiste-Liria e Dis-informimit.

Dihet gjithashtu se Liria nuk është absolute sepse liria e fjalës në shoqërinë njerëzore mbaron aty ku dëmtohet Liria e fjalës së tjetrit, aq më tepër sikurse p[ërmëndi kryeministri shqiptar se… “kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes së saj ka minuar një fare soj lirinë e fjalës”…. (https://kryeministria.al/neësroom/konferenca-e-osbe-se-per-europen-juglindore-gazetari-ne-kohe-krizash/).

Idea kryesore është se duhet një ligj që rregullon Lirinë e fjalës nëpërmjet faktimit të saj në median e shkruar dhe atë elektronike dhe jo duke shkruar gjysmë të vërteta dhe opinione, sepse siç thotë një fjalë e urtë : `Para faktit edhe Zoti tërhiqet`.

Së fundmi mund të përmënd se grupe të caktuara politike shiqëptare dhe ndoshta dhe ato fqinjë apo ato që kanë interesa gjeopolitike kërkojnë ta mbajnë Shqipërinë të destabilizuar duke financuar dis-informimin dhe shpifjen, prandaj duhet që ligji për Median dtë miratohet duke përfshirë edhe median elektronike e cila praktikisht po përdoret më shumë duke ndotur trurin e shqiptarëve me informacione dhe opinione djallëzore dhe të pasakta, për të realizuar atë që përmëndëte i madhi Noli tek 5 Anarkitë që sundojnë në Shqipëri që nga viti 1912  e deri më sot. Qëllimi?

Qëllimi për gjeopolitikat fqinjë është mbajtja e Shqipërisë nën një përçarje të vazhdueshme, të një Shqipërie të dobët, dhe që të mos integrohet, e të bashkohet me Kosovën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne