A DO TË NGRITET PERANDORIA E RE OSMANE?

Savash VELIU

Gjykuar sipas situatës momentale e paraqitur në skenën gjeopolitike të Lindjes së Mesme nga dobësimi i Fuqive të Mëdha Perëndimore USA-EU-NATO paraqitet mundësia të plotësohet ky boshllëk nga Rusia, Kina dhe Turqia. Ky i fundit ja 20 vite po përgaditet të rimarr rolin e saj udhëheqëse mbi këtë rajon duke zhvilluar industrinë Mbrojtëse me armatime vendore që fitoj primatin e armëve më të sofistikuara të globit e veçmas me dronet papilot që shkërmoqën armët më të avancuara Ruso-Amerikane!

Turqia në regjion gjërësishtë e shtrirë në tri kontinentet ekzistuese me tendencë mbi themelet e perandorisë Osmane të ngrit sërish një perandori deri te viti famoz 2023. Këtu nuk përbën problem emri por drejtësia që ajo reflekton me operacionet e saja mbi këtë gjeografi islamo-kristiane. Nuk ka mëdyshje se një perandori do të ngritet, madje më e madhe e më e fortë se e para shkaku se ajo shihet ashiqare para arrenës ndërkombëtare me veprimet e saja diplomatiko-ushtarake. Këtë gjë e dinë të gjithë andaj i frikësohen Erdoganit se mos është ai që do themelojë këtë perandori të re. Te grekët kjo gjë është e kryer pasi te ata është hapur paniku se mund të pushtohen nga Turqia, por në fakt Turqia nuk do i pushtoj kurrë grekët (por Franca e shfrytëzon këtë frikë greke për interesat e saja t’i shes sa mëshumë armë) as të tjerët por do i çliroj nga kjo maskaradë që pothuajse ka pushtuar tërë botën shkaku i imperializmit perendimor e mbërthyer në sionizmin e kapitalizmit globalist e cila humb terren çdo ditë dhe botën e sulmon me Pandemi e me Recesion ekonomik, luftëra që janë aparatura afatshkurte që kapitalizmi e përdor mjerimin njerzorë për ta shpëtuar elitën botrore dhe kapitalizmin globalisto-imperialiste.

Turqia do i çliroj si gjithnjë nga padrejtësia, nga taksat e larta të mega bankierve siono-kapitaliste, nga urretja që kanë për të tjerët shkaku i keqinfomimit dhe zhvlerësimit moral, nga frika që kanë nga fqinjët sepse janë të mashtruar etj etj.

Ky çlirim do vjen për të gjithë, është vetëm çështje kohe ngase këtë e ka kuptuar çdo njeri në botë që shpreson për ditë më të mira, mjerisht duket se vetëm shqiptarët nuk i kuptojnë ecuritë e zhvillimeve të reja gjeopolitike në botë.

Ja tani fytyra e Evropës po del për mejdani ashtu siç tha edhe Faik Konica;… ”Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën”! – Faik Konica, (Vepra 3, f. 81).

Pra, Problemet nuk mund të zgjidhen nga e njëjta mendësi që i ka shkaktuar ato!

Andaj duhet të përkrahim ndryshimin fuqishëm për një bashkëjetesë e veçmas me mbrojtësin e vetëm shqiptar siç është Republika e Turqisë e cila dita ditës zhvillohet e rritet marramendësisht si në aspektin diplomatik, ekonomik ashtu edhe atë ushtarak.

Erdogan është pyetur nga një gazetar rreth Shqipërisë dhe Greqisë dhe tha se Turqia do të jetë afër Shqiprisë dhe nuk do të lejoj një situatë të re. Shqiptarët kanë humbur gjithnjë nga Evropa. Shqiptarët nuk mund ti besojn evropës më shumë se Turqisë dhe ne e kemi Obligim një gjë të tillë. Historia e shqiptarëve e turqëve është manipuluar se ne jemi vëllezër mes vete thotë Erdogan.

… ”Ne jemi popull largpamës sepse nuk jemi sikur ata evropianët. Dhe pikërisht pse jemi kështu si jemi ne nuk jemi sikur ata të krishterët të humbur larg fesë dhe moralit njerëzor. Pra, ne jemi pran Hakkut sepse jemi musliman dhe shqiptar!!! Kurse, Poundi thotë; “Rob është ai i cili pret ta lirojnë të tjerët”!

Pra, shikuar në retrospektivë është Presidenti Erdogan lideri i vetëm që bëri të gjithë liderët bashkë me mediat e tyre botërore të ngrisin zërin e të zgjohen mëngjes për mëngjesi me emrin e Erdoganit gjatë gjithë prezantimeve të tyre politike dhe diplomatike që e bëri Edoganin qendër të vemendjes si figur botërore. Kurse një proverbë Turke thotë; “Derisa nuk i bën pas teje të lehin 40 langoj, ujkut nuk i thuhet – UJK !!!

Kështu sot bota po del nga kontrolla e Atllantikut dhe fuqisë së tyre ekonomiko-ushtarake dhe rrëshqet drejt Lindjes së globit siç është Turqia, Rusia dhe Kina duke detyruar drejtë rireshtimeve të reja gjeopolitike dhe gjeostrategjike. SHBA-ja e pafuqishme të përballet me këta fuqi të reja ekonomiko-ushtarake direkt ajo tërheq pranë vetes Anglofonët si Anglinë dhe Australinë, kurse Franca pretendon të formoj bllokun Latinofon me Itanlinë dhe Spanjë duke ndërvepruar me Rusinë e indirekt me Serbinë ndoshta edhe me Gjermaninë, derisa Turqia ka krijuar aleancën e saj me Pakistanin, Indonezinë dhe Malajzinë poashtu me shtetet Turkofone.

Kështu bota ka marr formën e saj më të re me rireshtimet rivalitati duke u ballancuar mes aleancave të afërta në gjuhë e në fe. Këtu veçanrishtë më intereson ku do reshtohen tani Shqiptarët që mes veti janë të dezintegruar e të përcarë politikisht si gjithnjë gjatë historisë të cilat si shërbejnë forcimit dhe strategjisë kombëtare shqiptare si çdo herë të vonuar në çdo moment të saj historik si Komb…!!!

Nuk duhet te harrohet se; Padyshim Aleat i tillë i sinqertë e besnik në Ballkan e rajon për shqiptarët është Turqia me provën e madhe të treguar në Luftën e Kosovës e më gjërë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne