Vetëvendosje thërret protestë kundër vizitës së Vuçicit dhe Dodikut në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestën më 8 maj ditën kur është planifikuar që presidenti i Serbisë Alekasandar Vuçic dhe Kryetar i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Milorad Dodik të vinë në Tiranë.

Në një postim të Vetëvendosjes kanë bërë thirrje që në mënyrë paqësore ta kundërshtojnë ardhjen e liderëve serb.

“Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik po planifikojnë të vinë në Tiranë më 8 maj – nuk janë të mirëseardhur! Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e mërkurë, data 8 maj, në ora 18:00, para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon”, thuhet në njoftimin e VV-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne