Vetëvritet me armën e shërbimit punonjësi i Gardës, ishte shoqërues i Blendi Çuçit

Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është gjetur pa shenja jete në automjetin e tij të parkuar brenda garazhit të banesës, shtetasi Gentjan Lelçaj, 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, dyshohet se Lelçaj i ka dhënë fund jetës duke përdorur armën e shërbimit. Ai mbante edhe detyrën e shoqëruesit të ish-ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi.

 

 

 

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne