Vetingu në Polici, ja çfarë u vendos për nëndrejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA

Nën drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA kalon testin e vetingut dhe konfirmohet në detyrë.

Vendimi është dhënë sot pas verifikimit për subjektin Adriatik Ago, N/drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA.

Adriatik Ago, ishte i dyti që u përball me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, siç e kishte përcaktuar shorti.

Seanca dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar, Adriatik Ago, zv. drejtor i përgjithshëm i SHÇBA-së, u zhvillua ditën e premte, në orën 12:00. Trupa e vlerësimit përbëhej nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko.

Kujtojmë së i pari që kaloi në sitën e vetingut në Polici, ishte Oltjon Shehu, nëndrejtor i përgjithshëm i SHÇBA, i pari i listës së zyrtarëve të policisë që u verifikua. Ai nuk e kaloi dot testin e vetingut dhe u përjashtua nga detyra./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne