Vettingu bën kërdinë por gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nuk u preket pasuria

Institucionet e Vettingut në një vit kalendarik kaluan në filtra 76 gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit. Më shumë se gjysma e tyre afro 40 subjekte, u shkarkuan nga KPK dhe KPA ndërsa disa prej tyre dhanë dorëheqiet si rasti i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ndër vendimeve të argumentuara në shkarkimet e bëra ishte mosjustifikimi pasurisë, kontaktet e papërshtatshme me botën e krimit si dhe ana profesionale. Një prej gjykatave që u boshatis nga Vettingu është Gjykata Kushtetuese nga e cila u larguan plot katër anëtarë që nga kreu i kësaj gjykate Bashkim Dedja e tre anëtarët Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari dhe Altina Xhoxhaj. Ndërsa anëtari tjetër i kushtetueses, Besnik Imeri dha dorëheqjen përpasa nisjes së procesit të Vettingut.

Një figurë e lartë e gjyqësorit që pret vendimin e KPA është Xhezair Zaganjori kreu i Gjykatës së Lartë, Edmond Ismalaj anëtar i Gjykatës së Lartë dhe gjyqtari Artur Malaj aktualisht kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Procesi i Vettingut ka përfunduar dhe në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg aty ku ankimimet i ka paraqitur ish-prokurorja Rovena Gashi dhe ish gjyqtari Fatos Lulo, ankimime për të cilat ende nuk ka një vendim.

E megjithatë masa ndaj tyre është vetëm për shkarkim dhe nuk ka ndonjë hetim sesi e kanë bërë pasurinë që nuk e kanë jusfitikuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne