Vettingu në Polici/ Konfirmohet në detyrë drejtori i SHÇBA-së

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë drejtorin e SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku. KJV ka arritur në konkluzionin se subjekti ka plotësuar të saktë formularin për partëstinë e figurës teksa e sheh të përshtatshëm për vijimin e punës.

Rrumbullaku një polic karriere, u emëru në krye të këtij institucioni pas një urdhri të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.

Muhamet Rrumbullaku si Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme zëvendësoi në këtë detyrë  Anila Trimi./gazetashqip

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne