Kuriozitete Opinion

Vetvrasjet – Psikologët të nevojshëm për personelin Mjekësor e jo për Pacientët, dhe medikamentet

nga Pirro Prifti

 

Ngjarjet e trishtuara ne Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi kane shqetësuar shoqërinë shqiptare në këtë kohë pandemie dhe kanë krijuar një gjëndje stresante përsa u përket shtrimeve në spital. Vetvrasjet apo suicidet janë fenomene të veçuara dhe sigurisht të lidhura me gjëndjen e mëparshme të një individi të shtruar në spital apo jo. Aktualisht nuk ka të dhëna shkencore që Suicidet në spitale të kenë lidhje direkte me infeksionin COVID-19 se sa me sëmundjet e mëparshme, gjëndjen e rëndë, medikamentet, skemën e mjekimit.

Sidoqoftë, 4 vetvraasje në një spital universitar dhe 1 vetvrasje në spitalin tjetër universitar në Tiranë mund të hedhin dyshime se përse ndodh kjo kur vërejmë se të gjitha suicide janë me hedhje nga ballkoni i spitaleve, gjë që tregon se nuk mund të jenë rastësi këto ngjarje.

Duhet thelluar më tej në shkakun se përse ndodhën këto suicide pothuajse identike në një kohë kur literature na tregon se suicidet nuk janë uniforme por të ndryshme dhe për shkaqe të ndryshme. Edhe sikur ta marrim si të pranuar faktin që shkaku është infeksioni nga covid-19 për të 5 rastet, mënyra e suicidit nuk mund të jetë i njëjtë.

Përse? Ssepse suicide kanë edhe faktorë nxitës që mund të jenë sëmundje të shëndetit mendor individët e të cilëve mund të jenë pacientë të mjekëve psikiatër dhe psikologë, faktorë tjetër mund të jetë paniku momental i shkaktuar nga një gjëndje tmerri apo ankthi jashtë normës, mund të jetë factor stressi post traumatic si pasojë e konflikteve të rënda familjare apo midis partnerëve për probleme financiare dhe morale, por mund të jetë edhe nga sëmundje të pashërueshme për shkak të depresionit të thellë dhe mungesës së shpresës, por mund të jenë dhe nga kombinimi i hipoksisë së trurit të shoqëruar nga disa medikamente apo droga të caktuara që mund të ketë marrë pacienti  para se të shtrohej dhe që i vazhdonte plus terapisë mjekësore në spital, ose mund të jetë një kombinim medikamentësh apo drogash që shkaktojnë disorientim, konfuzion, shqetësim, panik në një terren hipoksie ose një ulje të PO2 në gjak (që shikohet edhe nëpërmjet oksimetrisë), por edhe të PCO2.

Sigurisht në një supozim momental, suicidI mund të jetë pasojë edhe e një mjekimi të pakujdeshëm apo të qëllimshëm gjë që është e pamundur të ndodhë në spitale universitare.

Vetvrasjet në këto mosha mund të jene pasojë edhe e përdorimit jashtë terapisë e : alkolit, opiateve (metadone, heroine, morfine), cannabis, amfetamina, cocaina, -gjithmone ne terren te hipoksise < 90 mmHg, dhe ne varesi te dozave. Por edhe steroidet si prednisoni dexametasone në kombinim disa medikamente te tjera, mund te jape tendenca suicidale pacienteve.

Kombinimet më të mundshme që shkaktojnë tendenca suicidale në terren Hipoksie të trurit mund të jenë kortizonikët në doza të mëdha, disa betabllokues (metoprololi), disa antikonvulsivantë (gabapentin), omeprazole, alprazolam (xanax), disa medikamente  qe kontrillojnë lindjen, etj

Jane rreth 203 medikamente qe mund te shkaktojne efekte.

(https://www.vox.com/science-and-health/2018/6/14/17458726/depression-drugs-suicide-side-effect?fbclid=IwAR0T13Kb0BpJ0Fe6h32zvr_RZYcbsPQV1EK7Jzh7P5nMPwxvviCWT8_dchw)

Të para në këtë Prizëm është detyrë e Urdhërit të Mjekut dhe të infermjerit të cilët në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë që të ngrejnë një komision të posaçëm për të sqaruar çështjen sepse është një çështje thellësisht mjekësore pra, pacient-mjek-medikament.

Diku, diçka nuk funksionon.

Në debatet e herëpashershme që konstatohen në media , është hedhur idea për të patur Psikologë në Spital. Sigurisht mund të ketë Psikologë në Spital por për të  observuar dhe mbajtur nën kontroll gjëndjen dhe veprimet  e personelit mjekësor ashtu siç ka dhe në çdo spital të vëndeve perëndimore. Por të përrdorësh pikologët në trajtimin mjekësor që bën mjeku i spitalit për pacientët, kjo nuk është  normale .

Në asnjë  spital në botë nuk ndërhyhet në terapinë e vendosur nga mjeku specialist dhe nga konsulta e mjekëve të Spitalit duke përfshirë psikologun.

Problemi është se jo ccdo lloj psikologu mund të punojë në spital. Duhen vetëm psikologët klinikë.

Pse?

Sepse mjeku specialist dhe konsulta mjekësore e përjashton ndërhyrjen e një Psikologu në terapinë ndaj pacientit. Nëse mjeku specialist apo konsulta e sheh të nevojshme mjekimin për çregullime të shëndetit mendor, atëhere mund të thirren për konsultë psikiatri i cili zgjidh problemin. Psikologu  për pacientin, duhet për jashtë spitalit.

Në Spitalet tona nevoja për Psikologë klinicistë është e domosodshme për të observuar dhe kontrolluar personelin mjekësor në vazhdimësi (dhe jo vetëm për rastin e pandemisë), dhe jo pacientët, sepse mund të ketë mjekë apo infermjerë që kanë nevojë për Psikolog, për shkak të punës shumë me stress.

Ky është problemi.

 

OPINIONE