VIDEO/ 17 vjeçari jetim përlotet në Kryeministri. A është ky teatri i ri me njerëz real?!

Samueli është 17 vjeç. Ka mbetur jetim dhe pas ndarjes nga jeta të të atit kërkon ndihmë pasi nuk ka shtëpi dhe as të ardhura. Historia e tij nuk është shfaqur si zakonisht në media, por në ERTV. Samueli u përlot në sallën e hartave në Kryeministri, përpara kreut të qeverisë Edi Rama, ku ky i fundit kishte vendosur të mblidhte koordinatorët e platformës shqiperiaqeduam.al.

“Dëshmitë e njerëzve të zakonshëm që po përdorin gjithnjë e më shpesh platformën shqiperiaqeduam.al flasin vetë. Zgjidhjet po shtohen, duke ndikuar në forcimi e përditshëm të mesazhit tek drejtuesit e punonjësit e zyrave të shtetit”, shkruan Rama në facebook.

ERTV-ja transmeton Samuelin që qan dhe lotët nuk i mbajnë as zyrtarët në këtë takim.

“Zoti kryeministër, ju kam drejtuar një kërkesë në zyrën e bashkëqeverisjes dhe më jeni përgjigjur shumë shpejt. Në datë 20 kam filluar punë. Unë jam 17 vjeç, babi më ka vdekur në muajin shkurt. Më ka rënë një barrë e rëndë. Zoti kryeministër duhet të shohësh rastin tim. Kam nevojë për mbështetjen e tij. Nuk është problemi që vetëm unë të punësohem. Kam edhe 2 motrat më të mëdha edhe mamin që është e aftë për punë por edhe strehimi. Është një gjë që e kërkoj që kur sepse shtëpia ku jetojmë është e xhaxhallarëve. Vitin e kaluar kam qëndruar një muaj në një çadër, në shi por është e prishur. Kjo barrë që më ka rënë prej 4-5 muajsh është shumë e rëndë. Nuk ia dija as babait sepse doja vetëm të dilja të shëtisja me shokët. Këtë gjë e kuptova pas vdekjes së tij. Kërkoj vetëm strehim nga kryeministri Rama sepse shtëpia mund të shembet nga dita në ditë. Nuk është as e imja…”, tha mes lotësh Samueli.

Kryeministri që mori fjalën pas Samuelin, tha se platforma online e bashkëqeverisjes po u jep zgjidhje njerëzve, por sakaq sipas tij pjesa e strehimit i takon pushtetit vendor.

Mesazhi i ERTV-së është i qartë: Kryeministri i dëgjon hallet e njerëzve, përpiqet në zgjidhjen e tyre! Tashmë Teatri është spostuar në selinë e qeverisë, aty vihen në skenë “copëza jete” me njerëz real. Nuk ka nevojë për aktorë që protestojnë në rrugë dhe as për godinë teatri!

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne