Video alarmante në rrjet: Gazetari Gjergji Thanasi thirrje institucioneve për ndërhyrje urgjente tek muxhahedinët (VIDEO)

Pas publikimit të një videoje shqetësuese që po qarkullon në rrjetet sociale, gazetari Gjergji Thanasi kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet shqiptare. Në pamje, shihen individë të lidhur me MEK në zonën e Manzës duke tentuar të fusin me forcë një fëmijë të mitur shqiptar në një furgon.

Gjergji Thanasi kërkon që Policia e Shtetit të ndërhyjë urgjentisht për të verifikuar ngjarjen, për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të garantuar sigurinë e fëmijëve shqiptarë. Ai thekson se çdo dyshim për rrëmbim apo kërcënim ndaj të miturve duhet trajtuar me prioritet maksimal dhe transparencë të plotë.

Në reagimin e tij, Thanasi kërkon gjithashtu që Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi të përfshihen pa vonesë, duke ushtruar të gjitha kompetencat e tyre për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve.

Gjergji Thanasi kërkon hetim të plotë edhe për pretendimet mbi lëvizjen e një furgoni të dyshimtë pranë zonave të ndjeshme shtetërore në të kaluarën, duke theksuar se askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe se institucionet duhet të japin përgjigje konkrete.

“Siguria e fëmijëve shqiptarë nuk negociohet,” – thekson Thanasi, duke kërkuar veprim të menjëhershëm dhe jo heshtje nga autoritetet./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne