Video / Baton Haxhiu futet në SPAK i maskuar. Për çfarë dosje është pyetur analisti me vilë në bregdet që u pagua nga oligarkët dhe inceneratorët?

Analisti Baton Haxhiu është paraqitur në SPAK, i kamufluar me kapele, për t’i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët monitorojnë se kush futet, sa kohë qëndron dhe kur del nga dera e SPAK, madje edhe shprehitë emocionale të fytyrës; të zverdhur, të hutuar, të tronditur apo të qetë.

Në një video që ka siguruar Prapaskena shihet analisti Baton Haxhiu duke shkuar drejt derës së SPAK, tashmë dera më e famshme në Shqipëri.

Analisti është pritur dhe shoqëruar nga një oficer i BKH-së. Natyrisht nuk dihet çështja për të cilën është pyetur analisti Haxhiu dhe në çfarë cilësie është pyetur.

Prapaskena ka zbuluar se Baton Haxhiu paguhej me 17 mijë euro në muaj nga një oliagark gjoja si agjent marketingu.

Prapaskena publikoi disa ditë më parë dokumente që konfirmonin se Baton Haxhiu kishte në pronësi një vilë në Qerret, të cilën e ka deklaruar 80 mijë euro. Analisti është paguar edhe nga inceneratorët me 4400 euro në muaj përmes kompanisë së tij Albania Post./prapasken

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne