VIDEO/ Berisha refuzon sërish të paraqitet në GJKKO, avokatët e ish-kryeministrit mbërrijnë në gjykatë

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar sërish të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje, avokatët e tij Genci Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi kanë mbërritur pranë ambienteve të gjykatës.

Berisha refuzoi ditën e djeshme të paraqitej në gjykatë për t’u përballur me akuzën e SPAK ndaj tij për korrupsion pasiv, ndërsa duket se ka zgjedhur të bëjë të njëjtën gjë edhe sot.

 

 

Kujtojmë se të hënën Gjokutaj u shpreh se në momentin kur Berisha nuk ka marrë vendim për procesin ligjor ndaj tij, ai nuk është pjesë e procesit.

“Ky është proces i parregullt ligjor. Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet ta zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bën”, tha ai./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne