Video/ Bllokohet njëri kah i aksit Gjirokastër-Tepelenë nga rëshqitjet e dheut

Moti i keq është shoqëruar me probleme në Gjirokastër. Për shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në njërin kah të rrugës.

Për këtë arsye, qarkullimi po bëhet vetëm me një krah. Rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur në vendin e quajtur ‘Shkalla e Zezë’, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të disiplinuar lëvizjen e makinave.

Shkak për rrëshqitje e dherave nga lartësia është bërë terreni shtufor i paqëndrueshëm.

Lojtës Videosh

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne