VIDEO/ Efektivë civilë që vrapojnë, dikush mbi mur, ja pamjet e aksionit të policisë në Lezhë

“BalkanWeb” ka siguruar pamje nga aksioni në Lezhë për arrestimin e një personi të shpallur prej kohësh në kërkim për plagosje, ku pak çaste më parë u raportua dhe për të shtëna me armë zjarri.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Elidon Ndreka shihet se si efektivë të veshur civilë vrapojnë për kapjen e personit, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ndërkohë që dikush tjetër qëndron mbi një mur me kangjella (mendohet se është punonjës policie).

Mësohet se forcat e rendit janë mobilizuar për arrestimin e këtij personi, ndërkohë që zona e nënstacionit elektrik në Lezhë është rrethuar. “BalkanWeb” mëson se policia pasi ka pikasur personin që ishte në kërkim, ka kërkuar që ai të dorëzohet, ndërkohë që ky i fundit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Për ta neutralizuar, një punonjës policie ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa personi është arratisur./Balkanweb/

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne