Skena që shihni në këtë video është regjistruar në gjimanzin ‘Alkesandër Moisiu’ në Kavajë dhe mësuesja që shfaqet në të quhet Elona Bizhdili.
Burime të politiko.al thonë se mësuesja është e detyruar t’u kërkojë nxënësve që të paraqiten në takimin elektoral të Edi Ramës sot në Kavajë, nga presionet e përditëshme të shefes së zyrës Arsimore në Kavajë, Sonila Peza.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se ajo çdo ditë, me listprezencë në dorë kontrollon praninë e mësuesve të Kavajës në çdo organizim partiak të PS. Të mungosh do të thotë të humbasësh vendin e punës.
Kjo është një tjetër dëshmi e presionit brutal që ushtron mbi mësuesit dhe fëmijët Kryeministri dhe ministrja e tij e Arsimit që mburren për ditë për Rilindjen dhe reformat e shkëlqyera në arsim./Politiko.al