Video/ Mijëra rusë ortodoksë sfidojnë dimrin në ujërat e ngrirë

Mijëra njerëz pavarësisht dimrit të acartë rus dhe ngricave kanë guxuar të zhyten në ujërat e akullta për të pastruar shpirtrat e tyre sipas ritualit ortodoks dhe në disa raste duke ndarë fotografi  ‘të ftohta’ edhe për Instagramin. Kështu të krishterët ortodoksë festojnë pagëzimin e Jezu Krishtit më 19 janar duke zhytur në ujërat e akullta, të cilat përfaqësojnë lumin Jordan, një ritual që ka fituar popullaritet në Rusi kohët e fundit, shkruan rt.com.

Vrima të shumta të shenjta akulli, shpesh të formuara si një kryq, priten në lumenj dhe pellgje për rastin. Ata janë të pajisur me kangjella të posaçme, dhoma të ngrohta dhe  shpëtimtarë që punojnë për t’u siguruar që gjithçka të shkojë pa ndërlikime për besimtarët. Zyrtarë shtetërorë, ligjvënës dhe të famshëm gjithashtu janë bashkuar me ish-yllin e baletit, Anastasia Volochkova, kampion boksier i kthyer MP Nikolai Valuev dhe të tjerë që ndajnë videot e zhytjeve të tyre të akullit në mediat sociale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne