VIDEO/ Policia sherr me 19-vjeçarin që festonte ditëlindjen, i riu filmon gjithçka

Ditëlindja e një të riu është kthyer në sherr mes tre të rinjve dhe forcave të rendit në qytetin e Pogradecit.

Tre të rinjtë ishin duke festuar ditëlindjen e shokut të tyre F. Berberi 19 vjeç, duke kërcyer e kënduar me zë të lartë.

Për shkak të zhurmës së krijuar fqinjët aty pranë kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka shkuar në ambientin ku festonin tre të rinjtë.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer të riut 19-vjeçar i cili ka gjetur rastin të filmojë gjithçka nga debati që është zhvilluar mes tij dhe efektivëve.

Pas krijimit të një debati, në të cilin janë përdorur tone të larta dhe gjuhë vulgare tre të rinjtë janë shoqëruar në policinë e Pogradecit.

Sipas Policisë, shoqërimi i tre të rinjve është bërë pasi janë gjetur në një lokal që funksiononte duke thyer rregullat të vendosura në kuadër të pandemisë.

Ndërkohë të rinjtë kanë dalë sot përpara të Gjykatës së Pogradecit ku janë njohur me masën e sigurisë.

Gjykata vendosi të lërë në burg, të riun që kishte ditëlindjen F. Berberi, 19 vjeç, ndërkohë që për dy të tjerët u vendos “detyrim paraqitje”.

Kjo masë e dhënë nga Gjykata e Pogradecit për 19 vjeçarin ka shqetësuar nënën e djalit e cila u shpreh se është dhunuar nga policia sëbashku me djalin, përveç kësaj i është dhunuar dhe banesa.

“Ajo është shtëpi, mund të hyni ta verifikoni që tani. Atë natë kam shtyrë djalin për tu ngjitur në dhomë. Ndërkohë që policat e tjerë qëndronin tek dera përpara një prej tyre, civil, ka hyrë në krahun tjetër dhe ka shqyer derën. Kur hyri goditi djalin, dhe ndërkohë djali i kundërshtoi. Djali ka shenja, policia nuk ka kërkuar asnjë gjë nga ne. Djali u kërkoi autorizim dhe mos të filmonin në shtëpi. Ju lutem shteti të veprojë se po hyjnë në shtëpi duke na dhunuar, edhe mua më kanë dhunuar. S’ka të drejtë të hyjë në shtëpi pa autorizim dhe të na dhunojë. Në shtëpi janë thyer xhamat, është shkatërruar shtëpia”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne