VIDEO/ Sherr masiv mes korçarëve para furrës së bukës, acarohen nga radhët e gjata pak para izolimit

Një sherr masiv ka ndodhur këtë mesditë në Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra sjell pamjet e përplasjes masive të qytetarëve në redaksinë e “ News 24”, ndërsa raporton se ngjarja është shënuar për shkak të radhëve të gjata të krijuar para një furre buke.

Siç shihet edhe në video, para furrës së bukës është krijuar një radhë e madhe, pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Edi Rama për mbylljen e gjithçkaje gjatë kësaj fundjave, si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne