Shqiperia

VIDEO/ Sot 12 raste të reja, shkon në 981 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë identifikuar 12 raste të reja me COVID-19 dhe numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë në vend shkon në 981.

Për më shumë se tre javë nuk kemi humbje jete, ndërsa 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se kurba epidemike ka paraqitur qëndrueshmëri gjatë dy javëve të fundit, por me luhatje ditore përkundrejt rasteve të raportuara dhe të identifikuara nga shërbimi epidemiologjik.

Për më shumë se tre javë nuk kemi humbje jete dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

Megjithatë, pas një situate të qëndrueshme dhe të stabilizuar të rasteve që kanë kërkuar shërbim spitalor, sot kemi një rritje të rasteve në spitalin infektiv.

Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe pesë prej tyre janë në terapi intensive.

/tpz

OPINIONE

INTERVISTA