Ish-futbollisti mbledh 1 milion dollarë për ndërtimin e xhamisë në Spanjë

Sulmuesi veteran i klubit të futbollit Sevilla, Frederic Kanoute, ndihmoi në mbledhjen e 1 milion dollarëve për të ndërtuar një xhami në qytetin jugor të Spanjës, Sevilla.

Duke filluar më shumë se një vit më parë, lojtari i lindur në Francë me origjinë nga Mali mblodhi 1 milion dollarë në një fushatë në internet të quajtur “Kanoute4SevilleMosque”, për ndërtimin e xhamisë.

“Kur luaja për Sevilla, unë ndihmova komunitetin musliman me sexhadet e tyre të përkohshme. Ata tani kanë nevojë për ndihmën tuaj për të ndërtuar një xhami në Sevilla, një qytet që nuk e ka pasur xhami për më shumë se 700 vjet”, shpërndau Kanoute një video në Twitter.

“Ndihem i nderuar që jam pjesë e këtij projekti të cilin besoj se ia vlen ta mbështesim. Një vend si ky do të jetë një shembull i ndritshëm i jetës së Islamit në ditët tona Insha’Allah. Të gjithë e dimë se vetëm një lojtar nuk fiton ndeshjen. Ndihmoni ekipin tonë, ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj”, shtoi ai.

Kanoute tha se fushata arriti në 1 milion dollarë që nga e mërkura pasi ai falënderoi njerëzit që dhurojnë para ose thjesht shpërndajnë mesazhin.

“Pra, ju falënderoj shumë. Allahu ju shpërbleftë dhe ju lartësoftë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë fushatë, ose ata që kanë kontribuar, qoftë me dhurimin e parave apo thjesht shpërndarjen e mesazhit”.

Kanoute, 42 vjeç, u konvertua në Islam në moshën 20-vjeçare.

Duke fituar dy Kupat e UEFA-s dhe dy Super Kupa të UEFA-s me Sevilla në 2006 dhe 2007, Kanoute u bë një nga golashënuesit më të mirë në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2004 me përfaqësuesen e tij./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne