VIDEO/ Zjarret nuk ndalen as në shtator, marrin flakë pyjet në Tiranë e Fier

Edhe pse tashmë jemi në muajin shtator, zjarret nuk ndalen në vendin tonë. Së paku dy zjarre të mëdha janë shënuar në vend në Tiranë e Fier.

Në kryeqytet, janë përfshirë nga flakët e zjarrit kodrat e Mulletit. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e flakëve.

Një vatër zjarri u shënua në pyllin e Pishporos. Në vendngjarje zjarrfikëset nga Fieri dhe Patosi si dhe efektive te policisë  së  shtetit .

Fillimisht kanë marrë flakë ferrat dhe shkurret dhe fatmirësisht nuk kanë marrë flakë kurorat e pishave. Shkaku nuk është u qartë./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne