Viktimat e sulmeve me armë kimike të ISIS në Mosul

Grupi terrorist ISIS ka sulmuar disa lagje të pjesës perëndimore të Moulit, qendër e provincës Ninva të Irakut, me predha me përmbajtje të lëndëve kimike që si pasojë 6 civilë janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se grupi terrorist ISIS për herë të shtatë që nga fillimi i operacioneve për çlirimin e Mosulit, përdorë lëndë kimike gjatë sulmeve në këtë qytet. Të martën e kaluar më 18 prill, grupi terrorist ISIS ka sulmuar selinë e konsultuesve ushtarakë të huaj në Mosul duke përdorur armë kimike dhe të paktën 25 persona janë plagosur. Grupi terrorist ISIS në Irak dhe Siri posedon depo të mëdha të lëndëve dhe armëve kimike që sipas disa burimeve rajonale, këto lëndë i ka marrë nga disa vende të rajonit.

Lajmi për sulmin kimik të ISIS në Mosul publikohet në kohën kur burimet irakiane kanë thënë se nga një shpërthim që ka ndodhur në një bazë të terroristëve të ISIS në rajonin Temuz në perëndim të Mosulit, është vrarë një ekspert i huaj i ISIS për lëndët kimike i quajtur Abulaziz Al-Shishani së bashku me 5 terroristë të tjerë. Al-Shishani ishte eksperti më i dalluar i lëndëve kimike të ISIS dhe një prej njerëzve të afërt me Abu Bekr Al-Bagdadi, kreun e grupit terrorist ISIS. Grupet terroriste ISIS dhe fronti Nusra disa herë në Irak dhe Siri kanë përdorur armë kimike, por pavarësisht dëshmive dhe dokumenteve të paraqitura në OKB, deri më tani Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka marrë kurrfarë masash në lidhje me këtë çështje./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne