Viti i ri shkollor/ Kryeministri i Kosovës paralajmëron për shtatorin: Do të shtohet rreziku i infektimit. Në Maqedoninë e Veriut protesta për mësimin online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nga shtatori rreziku i infektimeve me COVID-19 do të jetë në rritje.

Sipas Hotit Kosova ka shënuar rënie të rasteve, por rritje të fataliteteve. Me rastin e hapjes së shkollave thotë ai, mijëra nxënës, mësues dhe prindër do të jenë në kontakt duke shtuar rrezikun e infektimit.

Ndërkohë që Kosova do të hapë shkollat, Maqedonia e Veriut do ta bëjë atë deri për klasat e treta. Të tjerët do të jenë në mësim online, por gjimnazistët në shtetin fqinj kanë paralajmëruar se do të ngrihen në protesta kundër mësimit online./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne