Vizita e Blinken në Tiranë, reagon zëdhënësi i DASH: Shqipëria, partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor!

Një ditë para vizitës së Sekretari Blinken në Tiranë, Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller në një konferencë ka dhënë disa detaje në lidhje me agjendën e zyrtarit të lartë amerikan. Miller njofton se vizita e Blinken në Shqipëri është e para dhe riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Ai thekson se Shqipëria është partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor si dhe një zë i fortë i mbrojtjes së Ukrainës.

“Sekretari Blinken do të niset nesër për të udhëtuar drejt Tiranës së Shqipërisë dhe Mynihut të Gjermanisë. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Shqipëria ka qenë një zë i fortë në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës të sovranitetit dhe lirisë së saj kundër agresionit brutal të Rusisë. Shqipëria ishte një udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020, dhe është një partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor” deklaroi Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller.

Zëdhënësi i DASH thekson se “Sekretari më pas do të udhëtojë në Konferencën e Sigurisë në Mynih si pjesë e delegacionit të kryesuar nga Zëvendës Presidenti Harris. Ndërsa në Mynih, Sekretari Blinken do të zhvillojë takime dypalëshe me liderë globalë dhe do të nënvizojë rëndësinë e angazhimit të qëndrueshëm të SHBA-së ndaj Aleancës së NATO-s. Aleanca e NATO-s ka siguruar një paqe historike si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Evropën për 75 vitet e fundit dhe po i ndihmon Shtetet e Bashkuara të ruajnë një avantazh ndaj kundërshtarëve tanë për të ardhmen”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne