Vizita e fshehtë e dhëndrit të Trump në Arabinë Saudite

Gazeta Politico njoftoi për një vizitë të fshehtë të dhëndrit të Trump në Arabinë Saudite. Dhëndri i presidentit amerikan është këshilltar i Donald Trump për sigurinë kombëtare dhe përfaqësues i presidentit amerikan për bisedimet e kompromisit mes palestinezëve dhe Izraelit.

Sipas gazetës Politico, vizita e Jerard Kushner është kryer së bashku me Dina Pawell zv/këshilltare e sigurisë kombëtare dhe Xhejson Grinbelat përfaqësues special në bisedimet ndërkombëtare. Vizita e dhëndrit të presidentit Trump ka qenë sekrete dhe ka zgjatur 2 ditë. Pas vizitës në Arabinë Saudite, Grinbelat ka shkuar në Jordani, Egjipt, Ramallah dhe Kods. Këshilltari i lartë i dhëndrit të presidentit amerikan ka kontakte të vazhdueshme me autoritetet e regjimit sionist, autoritetin autonom palestinez, Egjiptin, EBA, Jordaninë dhe Arabinë Saudite. Edhe pse këto vizita mund të kenë ndikim në zhvillimet rajonale, mirëpo presidenti amerikan Donald Trump thotë se paqja mes palestinezëve dhe izraelit mund të vendoset vetëm me anë të bisedimeve të drejtpërdrejta mes palëve, ndërkohë që Amerika do të vazhdojë bashkëpunimin e saj në këtë fushë. Kjo është vizita e tretë e Jerard Kushner në Arabinë Saudite brenda këtij viti. Vizita e tij bëhet pak pas vizitës së Stive Muncin sekretari amerikan i thesarit i cili në krye të një delegacioni të lartë ka shkuar në Arabinë Saudite për të diskutuar mbi atë që ai e quajti shtimin e presioneve kundër Iranit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne