Vizita e kryeministrit të Pakistanit në Arabinë Saudite

Një delegacion pakistanez i përbërë nga kryeministri, komandanti I forcave të ushtrisë dhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar kanë shkuar në Arabinë Saudite për të ndërmjetësuar mes Dohas dhe Riadit.

Kryeministri i Pakistanit shkoi në Riad për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës së krijuar mes Arabisë Saudite dhe Katarit. Navaz Sharif, kryeministri i Pakistanit, dje u nis drejt Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite, me qëllim që të ndërmjetësojë në uljen e tensioneve të krijuara mes Arabisë Saudite dhe Katarit. Sartaxh Azis, këshilltari i kryeministrit të Pakistanit për çështje të jashtme dhe gjenerali Kamer Xhavid Baxhuh, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Pakistanit, e shoqëruan z. Navaz Sharif gjatë kësaj vizite në Arabinë Saudite. Navaz Sharif gjatë kësaj vizite njëditore u takua me krerët e Arabisë Saudite ku deklaroi gatishmërinë e vendit të tij për të luajtur rolin e ndërmjetësuesit në zgjidhjen e kësaj krize. Vlen të theksohet se Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe kanë vendosur sanksione ndaj këtij vendi. Me gjithë përpjekjet e vendeve si Pakistani dhe Kuvajti për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës mes Arabisë Saudite dhe Katarit, Riadi vazhdon të ushtrojë presione mbi vendet e tjera për t’i bindur ata që të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

Autoritetet saudite njëkohësisht me ushtrimin e presionit diplomatik mbi Somalinë për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Katarit, qeverinë e Mogadishos e ka vendosur nën presion për të ndryshuar qëndrimin e paanshëm në lidhje me bllokadën kundër Katarit të vendosur nga vendet arabe. Ditë më parë një delegacion i Katarit i kryesuar nga Sultan bin Sa’d Al-Marikhi, ministri konsultativ për çështje të jashtme të Katarit, ka udhëtuar në Somali për të biseduar në lidhje me krizën e ndërprerjeve të marrëdhënieve të vendeve arabe me Katarin. Burimet e Somalisë të hënën kanë theksuar se autoritetet saudite e kanë kërcënuar qeverinë e Somalisë me anulimin e premtimeve financiare në rast se nuk ndryshon qëndrimet e paanshme të saj ndaj krizës së Katarit. Vlen të theksohet se Arabia Saudite i ka dhënë një ofertë presidentit të Somalisë për t’i dhënë 80 milionë dollarë për të mbështetur qëndrimet e Riadit dhe për ndërprerjen e marrëdhënieve me Katarin, mirëpo Mogadisho nuk ka pranuar këtë ofertë. Katari shfrytëzon hapësirën qiellore të Somalisë për të tejkaluar bllokadën e vendosur nga vendet arabe ndaj kompanisë ajrore të këtij vendi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne