Vizita e mbretit Selman të Arabisë Saudite në Rusi

Mbreti Selman i Arabisë Saudite, ditën e mërkurë në krye të një delegacioni të lartë arriti në Moskë.

Kjo është vizita e parë e mbretit të Arabisë Saudite në Rusi. Shumë qarqe këtë vizitë e konsiderojnë vizitë historike dhe disa të tjerë një vizitë normale, e cila nuk mund të ndryshojë nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve pasi historikisht Arabia Saudite është e mënjanuar në anë të Amerikës dhe është një prej aleatëve kryesorë të Amerikës në rajon. Vizita e mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdul’aziz al Saud në Moskë, është shoqëruar me një marrëveshje midis dy vendeve. Riadi ka rënë dakord që të blejë sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, sipas stacionit televiziv saudit al-Arabia. Një memorandum mirëkuptimi thuhet se është nënshkruar për të ndihmuar mbretërinë të zhvillojë industritë e veta të mbrojtjes. Zëvendëskryeministri rus Dimitry Rogozin ka deklaruar se Riadi po tregon interes për blerjen e sistemeve raketore ruse. “Natyrisht ka njëfarë interesi. Bisedimet për S-400 janë në zhvillim e sipër, por ende nuk ka vendime përfundimtare”, tha Dimitry Rogozin, duke shtuar se po mbaheshin negociata konfidenciale mbi bashkëpunimin ushtarak-teknik. S-400 është sistemi më i avancuar raketor anti-avionë me rreze të gjatë të Rusisë dhe ka tre lloj aftësisht për të shkatërruar objektivat, duke përfshirë raketat balistike dhe ato lundruese. Sistemi është në gjendje të ndjekë dhe të angazhojë deri në 300 objektiva në një lartësi prej 27 kilometrash në të njëjtën kohë. Arabia Saudite ka blerë tradicionalisht pajisje mbrojtëse nga Shtetet e Bashkuara. Në qershor, mbretëria nënshkroi kontratën më të madhe të saj të mbrojtjes për të blerë sistemet mbrojtëse amerikane të Mbrojtjes së Lartësisë (THAAD), aeroplanë ushtarë, etj.

Mbreti Selman mundohet që djalin e tij Muhamedin, që tani është trashëgimtar i fronit, ta ngrejë në postin e mbretit të Arabisë Saudite. Muhamed Bin Selman menjëherë pasi mori postin e trashëgimtarit, menjëherë vizitoi Moskën dhe në atë kohë u tha se ai mori mbështetjen e Moskës. Rëndësi tjetër e vizitës së mbretit të Arabisë Saudite në Rusi, është çështja e rajonit të Lindjes së Mesme, mes tyre çështja e Sirisë. Arabia Saudite dhe Rusia, në çështjen e Sirisë kanë ndjekur dy anë të kundërta. Arabia Saudite ka mbështetur kundërshtarët e presidentit sirian Bashar Asad ndërsa Moska jo vetëm që mbështet shtetin sirian por ka ndihmuar Sirinë edhe nga aspekti ushtarak në luftën kundër terroristëve. Prania ushtarake e Rusisë në Siri, është një prej arsyeve kryesore që çoi në kthimin e rrjedhës së luftës në anë të Sirisë. Duhet thënë se për Arabinë Saudite, Rusia ka më pak rëndësi sesa Amerika, ndërkohë që për Rusinë, Arabia Saudite ka më pak rëndësi sesa Republika Islamike e Iranit. Tani duhet kohë për të parë se kjo vizitë e mbretit saudit në Moskë, do të bëhet shkak për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe apo jo./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne