Vizitat e padobishme të autoriteteve ndërkombëtare në Gaza

Pas vizitës së Antonio Gutters sekretarit të përgjithshëm të OKB edhe Piter Mavir kryetar i komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq zhvilloi një vizitë në Gaza ku shprehur shqetësimin mbi gjendjen e rënduar njerëzore në këtë rajon.

Piter Mavir, kryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ditën e martë më 5 shtator zhvilloi një vizitë në BPLJ dhe në rripin e Gazës. Ai ditën e martë ashtu si shumë funksionarë të tjerë ndërkombëtare, shprehu shqetësimin mbi gjendjen e rënduar njerëzore në Gaza. Në këtë mes lind pyetja se çfarë dobie kanë këto vizita për popullin e Gazës. Vizita e Piter Mavir, kryetarit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq nuk është vizita e parë e një funksionari ndërkombëtar në këtë rajon dhe nuk është as e fundit. Antonio Gutters, sekretari i përgjithshëm i OKB më 30 gusht, d.m.th. vetëm një javë më parë zhvilloi një vizitë në rripin e Gazës. Mesa duke dobia e këtyre vizita është shprehja e shqetësimit të tyre mbi gjendjen e rënduar dhe krizën njerëzore në Gaza. Gutters gjatë vizitës së tij në Gaza tha se “ po vëren një prej krizave më tronditëse njerëzore” dhe për këtë kërkoi anulimin e bllokadës së vendosur nga regjimi sionist. Pas vizitës së Piter Mavir në Gaza, Sahir Zagut zëdhënës i komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ka thënë: Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq është në dijeni të sfidave të banorëve në Gaza mirëpo qëllimi i vizitës së kryetarit të këtij komiteti në Gaza ishte që ai të njihej nga afër me gjendjen e banorëve të këtij rajoni dhe me vuajtjet e tyre. Janë të paktë ata persona apo organe që nuk janë të informuar mbi gjendjen e banorëve të Gazës, të cilët janë të rrethuar dhe bllokuar prej mëse 10 vitesh. Edhe pse vizitat në rajonin e Gazës dhe njohja me krizën njerëzore të këtij rajoni mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve përkatëse, por është fakt se të tilla vizita nuk janë bërë shkak që organet ndërkombëtare të bëhen faktor për heqjen e bllokadës dhe rrethimit të vendosur nga regjimi sionist kundër rripit të Gazës. Ndër veprimet e Izraelit në Gaza si ndalimi i futjes së medikamenteve dhe ushqimeve, parandalimi i kurimit të të sëmurëve jashtë këtij rajoni, torturimi i njerëzve, ndjekja dhe ndëshkimi i tyre si dhe shumë krime të tjera bien ndesh me nenin 7 të dispozitave të juridiksionit ndërkombëtar që të tilla veprime i konsideron krim kundër njerëzimit. Mesa duket shkaku kryesor i mosveprimit të organeve dhe personaliteteve ndërkombëtare për t’i dhënë fund rrethimit të rripit të Gazës nga ana e regjimit sionist, është struktura e këtyre organizatave të cilat në të shumicën e rasteve janë të dominuar nga vendet perëndimore. Si rezultat për t’i dhënë fund rrethimit dhe bllokadës së vendosur ndaj rripit të Gazës, duhet të marrin vendim fuqitë perëndimore. Mirëpo këto fuqi i kanë mbyllur sytë e tyre kundrejt krimeve që kryen Izraeli. Në këtë mënyrë mund të thuhet se vizitat e personaliteteve ndërkombëtare në Gaza më shumë kanë karakter propagandues për vetë këta persona dhe tashmë populli i Gazës është i bindur se të tilla vizita nuk sjellin asnjë rezultat./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne