Kritikë ndaj deklaratave të De Misturas: Lufta e padobishme e opozitarëve sirianë

Stefan De Mistura, i dërguari special i OKB për çështje të Sirisë, ditën e kaluar në Gjenevë deklaroi se opozitarët sirianë duhet ta pranojnë realitetin dhe të kuptojnë se në luftë nuk kanë patur kurrfarë rezultati dhe tani të mendojnë për zgjidhjen politike.

Deklaratat e De Misturas duhet të merren për shqyrtim dhe kritik nga disa aspekte. De Mistura duke iu drejtuar opozitarëve sirian, nënvizoi se lufta nuk ka patur rezultat për ata, mirëpo pyetja qëndron këtu se kjo luftë e zhvilluar me pjesëmarrjen e shtetasve të huaj të 80 vendeve të botës të cilët nuk kanë kursyer kurrfarë dhune, a nuk ka patur pasoja për popullin dhe për shtetin e Sirisë?

Disa llogaritje tregojnë një dëm mbi 300 miliardë dollarë si pasojë e luftës në Siri. Rreth 12 milionë banorë të Sirisë janë shpërngulur brenda dhe jashtë vendit, gjë që është bërë shkak që të shpërngulurit sirianë të zënë vendin e të shpërngulurve palestinezë si popullsi a më e madhe e shpërngulur në botë. Statistika të sakta rreth të vrarëve dhe të plagosurve në luftën në Siri akoma nuk ekzistojnë, por të paktën 300 mijë persona janë vrarë në këtë luftë dhe qindra mijëra të tjerë janë plagosur.

Çështje tjetër është kjo që De Mistura është i dërguari special i OKB për çështje të Sirisë. OKB është një prej faktorëve të rëndësishëm të krizës 6 vjeçare të Sirisë. Roli të cilin e ka luajtur OKB në krizën e Sirisë, ishte në harmoni me opozitarët e qeverisë së Sirisë dhe me fjalë të tjera në harmoni me fuqitë perëndimore kundër sistemit shtetëror të Sirisë. Deklaratat aktuale të De Misturas kanë këtë kuptim që edhe OKB ashtu sikur opozitarët sirianë, pas 6 viteve luftë, ka ardhur në përfundim se lufta nuk është rrugëzgjidhja e krizës në Siri. Me fjalë të tjera, OKB që një prej detyrave më të rëndësishme të saj është garantimi i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare sidomos nëpërmjet Këshillit të Sigurimit, jo vetëm që nuk ka bërë kurrfarë veprimi për paqen dhe sigurinë në Siri, por sjelljet e anëtarëve të përhershëm të KS të OKB kanë luajtur rol themelor në zgjerimin e krizës dhe luftës terroriste në Siri. Si rezultat i kësaj është kjo që edhe pse deklaratat e De Misturas për këtë se lufta nuk ka patur kurrfarë rezultati për opozitarët, janë plotësisht të drejta, mirëpo nëse nuk do të ishte mbështetja e Rusisë, Iranit dhe Hezbullahut të Libanit për qeverinë siriane, Siria tani do të qeverisej nga këta opozitarë të cilët nuk kanë kursyer as jetën dhe as pasurinë e qytetarëve sirianë. OKB duhet të parandalojë përsëritjen e rolin që ka luajtur në Siri dhe pikfillim për pranimin e kësaj çështje mund të jetë kriza në Jemen dhe përpjekjet serioze për ndërprerjen e luftës së pabarabartë të Arabisë Saudite dhe aleateve të saj kundër vendit më të varfër arab./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne