Forcat amerikane evakuojnë 22 komandantë të ISIS

Raportet që vijnë nga Siria bëjnë të ditur se helikopterët amerikanë kanë evakuuar 22 komandantë të ISIS në Deir al-Zur ndërsa forcat qeveritare siriane po përparojnë kundër terroristëve të ISIS në qytetin lindor.

Një burim ushtarak dhe diplomatik i tha agjencisë së lajmeve Sputnik të Rusisë të enjten se terroristët u transferuan në “rajone më të sigurta” pas “operacioneve të suksesshme të trupave qeveritare siriane në pjesën lindore të Sirisë në fund të gushtit”. Operacioni i parë i evakuimit u zhvillua më 26 gusht, gjatë të cilit një “helikopter i Forcave Ajrore të SHBA” mori dy komandantë të ISIS me origjinë evropiane bashkë me anëtarët e familjeve të tyre nga Deir al-Zuri, tha burimi i paidentifikuar. Në një operacion të dytë më 28 gusht, helikopterët e SHBA transferuan 20 komandantë të ISIS dhe militantë të afërt me ta nga qyteti lindor sirian, shtoi ai. “Militantët që humbën komandantët e tyre për shkak të amerikanëve, zakonisht kanë tendencë të pushojnë veprimet e organizuara, të lënë pozicionet e tyre, të bashkohen me njësitë e tjera të ISIS ose të ikin një nga një “, theksoi burimi. Ka kohë që SHBA akuzohet për bashkëpunim me ISIS për të siguruar kalim të sigurt dhe mbështetje logjistike për anëtarët e grupit terrorist në zonat e konfliktit. Muajin e kaluar, i ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi dy evakuime të elementëve të ISIS në Deir al-Zur nga Forcat Ajrore të SHBA ./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne