Regjimi sionist ndërton 4000 njësi banimi në Bejtul-Mukades

Në kuadër të shkeljes së ligjeve ndërkombëtare nga ana e regjimit sionist, këshilli për hartimin e programeve dhe ndërtim të këtij regjimi ka miratuar planin për ndërtimin e mijëra njësive banimi në Bejtul-Mokades.

Gazeta izraelite “Haaretz” njoftoi se këshilli për hartimin e programeve dhe ndërtim i regjimit sionist ka paraparë një sipërfaqe 600 hektarë tokë për ndërtimin e mijëra njësive të reja banimi në Bejtul-Mokades. Kjo është në kohën kur Organizata për Mbrojtjen e Natyrës dhe grupet ambientaliste kanë kundërshtuar këtë plan të regjimit sionist për shkak të dëmtimit të natyrës dhe ambientit. Në kohën kur Këshilli i Sigurimit i OKB më 23 dhjetor të vitit 2016, ka miratuar një rezolutë në të cilën është kërkuar nga regjimi sionist që t’u japë fund ndërtimeve të kolonive sioniste në Palestinën e pushtuar, autoritetet e Izraelit gjatë muajve të kaluar kanë shtuar procesin e ndërtimit të kolonive të reja në territoret e pushtuara të Palestinës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne