Vizoni i ushtrisë amerikane për censurën shtetërore

nga Andre Damon.

Në muajin mars Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara, seksion i Departamentit të Mbrojtjes që mbikqyr Forcat Speciale të SHBA-së, zhvilloi një konferencë mbi temën “Sovraniteti në Epokën e Informacionit”. Konferenca mblodhi oficerë të Forcave Speciale dhe të forcave të policisë vendase, duke përfshirë edhe zyrtarë nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut si dhe përfaqësues nga kompani të teknologjisë si Microsofti.

Ky takim i përfaqësuesve të lartë ushtarakë, të policisë dhe të përfaqësuesve të korporatave u mbyll pa u raportuar në media në atë kohë. Megjithatë, Këshilli i Atlantikut kohët e fundit ka publikuar një dokument prej 21 faqesh që përmbledh orientimin e procedurave. Si autor dokumenti ka John T. Watts, një ish oficer i ushtrisë australiane dhe konsulent në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së dhe në Departamentin e Sigurisë Kombëtare.

Këshilli i Atlantikut, një institucion i studimeve strategjike me lidhje të ngushta me nivelet më të larta të shtetit, ka qenë një partner kryesor në censurën e mediave sociale me pikëpamjeve majtiste. Veçanërisht Facebooku veproi në një pikë të përbashkët me Këshillin e Atlantikut, kur mbylli faqen zyrtare të ngjarjes së një demonstrate antifashiste në Uashington në përvjetorin e trazirave neo-naziste të vitit të kaluar në Charlottesville.

Me besimin se asnjë nga ata mijëra gazetarë në Uashington nuk do të pyesë, madje as që do të raportojë për atë që ai shkruan, Watts parashtron nga pikëpamja e aparatit shtypës të shtetit dhe oligarkisë financiare që ai mbron, pyetjen se përse censura është e nevojshme.

Tema qendrore e raportit është “sovraniteti”, ose aftësia e shtetit për të vendosur vullnetin e tij mbi popullatën. Ky “sovranitet”, shkruan Watts, përballet me “sfida më të mëdha se kurrë në të kaluarën”, për shkak të bashkë ecjes mes rritjes së kundërshtimit politik ndaj shtetit dhe aftësisë së internetit për të përhapur shpejt përçarjen politike.

Watts citon precedentin e shtypit printues i cili ndihmoi në përmbysjen e rendit botëror feudal. Megjithatë, në vlerësimin e Këshillit të Atlantikut, ky ishte një zhvillim dërrmues negativ që solli dekada dhe ndoshta edhe shekuj me radhë konflikte dhe përçarje që minuan “sovranitetin” e shteteve absolutiste. “Shpikja e internetit në mënyrë të ngjashme krijon konflikte dhe përçarje”, shkruan Watts.

“Besimi në shoqërinë perëndimore po përjeton krizë,” paralajmëron ai. Barometri i Edmond Trustit i vitit 2018 e ka ndjekur këtë erozion, duke treguar një rënie prej 30 përqind të besimit tek qeveria amerikane gjatë vitit të fundit”.

Watts vëren se ky kolaps në mbështetje të qeverisë nuk mund të shpjegohet thjesht nga rritja e mediave sociale. Ky proces filloi në fillim të viteve 2000, “në agimin e moshës së medias sociale, para se ajo të fuqizohej shumë”. Arsyet kryesore për rrënimin e mbështetjes popullore për institucionet qeveritare janë: zgjedhjet e vjedhura të vitit 2000, mashtrimi me armët e shkatërrimit në masë, lufta e pafund dhe ndikimi i krizës financiare në vitin 2008.

Megjithatë, ndërsa është “e vështirë të argumentohet se humbja aktuale e besimit vjen vetëm nga shfaqja e mediave sociale,” shkruan Watts, aty “mund të ketë pak dyshim se ato kanë vepruar si një përforcues kritik ndaj trendeve më të gjera”.

Ai vazhdon: “Teknologjia ka demokratizuar aftësinë për grupet dhe individët nën-shtetërorë për të transmetuar një ngjarje me burime të kufizuara dhe me një hapësirë pothuajse të pakufizuar. “Për dallim, publiku i gjerë kishte burime të kufizuara informacioni të cilat menaxhoheshin nga rojtarët profesionistë”.

Me fjalë të tjera, rritja e medias sociale e pacensuruar ka bërë që të lejohen grupe të vegjël me ide që korrespondojnë me ato të popullsisë më gjerë që të sfidojnë situatat politike të interesave të mëdha në një pozitë të barabartë, pa “rojtarë profesionistë” të mediave printuese dhe atyre të transmetimit, të cilat publikojnë vetëm lajme pro-qeveritare.

Kur “pikëpamjet radikale dhe ekstremiste” dhe “idetë e pasakta” “transmetohen nga mediat sociale, ato madje mund të ndikojnë në pikëpamjet e njerëzve të cilët nuk do të ishin ndryshe sipatizantë të kësaj perspektive”, paralajmëron Watts. “Kur përcillet nga një mik ose i afërm, informacioni i rremë mbart legjitimitet shtesë; me tu pranuar nga një individ, kjo informatë e rreme mund të jetë e vështirë që të korrigjohet”.

Njerëzit duhet të jenë të izoluar, me fjalë të tjera, nga idetë “e pasakta” të miqve dhe familjarëve të tyre, sepse idetë e tilla janë “të vështira për t’u korrigjuar” nga shteti në momentin kur shpërndahen.

Por si i bëhet kësaj? Rritja e ndjenjave opozitare nuk mund të luftohet me “fakte” ose me “të vërteta”, sepse “vetë faktet nuk janë të mjaftueshme për të luftuar dezinformimin”. “E vërteta” është “shumë komplekse, më pak interesante dhe më pak domethënëse për individët”.

Gjithashtu, rritja e opozitës politike, për momentin, nuk mund të zgjidhet thjesht duke “eliminuar” (dmth. Duke vrarë ose burgosur) disidentët politikë, sepse kjo vetëm i jep legjitimitet ideve të viktimave.

“Eliminimi i këtyre individëve dhe organizatave nuk do të jetë i mjaftueshëm për të luftuar rrëfenjën dhe në fakt mund të ndihmojë në plotësimin e tij.” Ai shton: “Ky është gjithashtu rasti i censurës pasi ata që qëndrojnë pas lajmit mund të përdorin përpjekjet për të shtypur mesazhin si dëshmi të së vërtetës, rëndësisë apo autenticitetit të saj”.

Hyni në kompanitë e mediave sociale. Mekanizmi më i mirë për të shtypur pikëpamjet opozitare dhe për të promovuar lajmet pro-qeveritare është sektori privat, veçanërisht “gjigandët e teknologjisë, duke përfshirë Facebook, Google, YouTube dhe Twitter”, të cilat mund të “përcaktojnë se çfarë shohin dhe nuk shohin njerëzit”.

Watts shton, “Fatmirësisht, zhvendosjet në politikat e platformave të mediave sociale si Facebook kanë pasur ndikim të rëndësishëm në llojin dhe cilësinë e përmbajtjes që transmetohet”.

Prandaj, sektori privat duhet të bëjë punën e pistë të qeverisë, sepse propaganda qeveritare shikohet me dyshim nga popullata. “Biznesi dhe sektori privat nuk mund të kuptojnë natyrshëm rolin që ata luajnë në luftën kundër dezinformimit, megjithese janë nga më të rëndësishmit …. Në Perëndim, të paktën, ata janë futur në një rol qendror për shkak të besimit të shtuar të publikut të gjerë në to si institucione”.

Por ky është vetëm fillimi. Gazetat online duhet ta marrin në “konsideratë heqjen e sistemit të komentimit – funksionin e lejimit të publikut të gjerë për të lënë komente nën një artikull të veçantë të medias”, ndërsa kompanitë e mediave sociale duhet të “përdorin një sistem gradimi të ngjashëm me atë që përdoret për të vlerësuar pastërtinë e restoranteve” për të vlerësuar deklaratat politike të përdoruesve të tyre.

Natyrisht, taktikat e forta kanë ende një rol. Duke përmendur shembullin e redaktorit të WikiLeaks Julian Assange, Watts deklaron: “Qeveritë duhet të sajojnë përfundime” për përhapjen e “dezinformimit”, të ngjashme me ato të parashikuara për “spiunazhin shtetëror” – që mund të kryenin dënimin me vdekje.

Ajo që Watts përshkruan në dokumentin e tij është një vizion i një rendi social totalitar, ku qeveria, mediat dhe kompanitë e teknologjisë janë të bashkuar në shtypjen e pikëpamjeve opozitare.

Megjithatë elementi më mahnitës i dokumentit është se ai nuk përshkruan të ardhmen por realitetin bashkëkohor. Gjithçka është në kohën e tashme. Makineria e censurës masive tashmë është ndërtuar.

Raporti i Këshillit të Atlantikut, bazuar në diskutimet e nivelit të lartë brenda ushtrisë dhe shtetit është një konfirmim i çdo gjëje që ka thënë faqja socialiste botërore WSWS (World Socialist Web Site) për qëllimin e ndryshimeve në algoritmet e kompanive të internetit dhe të mediave sociale gjatë vitit të kaluar.

Më 25 gusht 2017, WSWS publikoi një letër të hapur për Google duke pretenduar se kompania po “manipulonte motorrat e kërkimit në Internet për të kufizuar ndërgjegjësimin e publikut dhe qasjen e tij në faqet socialiste, atyre kundër luftës dhe atyre majtiste.” Ajo shtonte se: “Censura në këtë shkallë është një listë e zezë politike”.

Gjatë vitit pasues detajet kyçe të letrës së hapur janë konfirmuar në mënyrë të padiskutueshme. Në seancat dëgjimore të kongresit dhe në deklarata të tjera publike, kompanitë kryesore amerikane të teknologjisë kanë sqaruar se përse ato e kanë zvogëluar përhapjen e pikëpamjeve politike dhe deklaratave të vëna në shënjestër nga agjencitë e inteligjencës amerikane dhe e kanë bërë këtë në fshehtësi, duke thënë se i frikësoheshin një proteste publike. Në të njëjtën kohë mediat New York Times dhe Washington Post i kanë shpjeguar mjetet teknike me të cilat ata kishin promovuar qendrimin pro-qeveritar dhe lajmeve pro-luftës.
Megjithatë dokumenti i Këshillit të Atlantikut paraqet shpjegimin më të qartë, më të drejtpërdrejtë dhe pa ilustrime të censurës së regjimit shtetëror.

Lufta kundër censurës është çelësi i mbrojtjes së të gjitha të drejtave demokratike. Detyra më urgjente është të unifikojë klasën punëtore e cila është e angazhuar me një valë betejash sociale në mbarë botën, prapa luftës kundër censurës si një komponent i luftës për socializëm./globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne