Vjedhja e 54 tonë metaleve në Kombinatin e Poliçanit, prokuroria thërret Bledi Çuçin. Auditi zbuloi vjedhjen, për gjetjet ka dijeni edhe ministri Peleshi

Prokuroria e Beratit thërret ish-ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me një çështje penale të çelur në 2022, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Referuar fletëthirrjes që mban firmën e prokurorit Eni Çulli, ish ministri duhet të paraqitet me datë 15 korrik ora 12:00.

Fletëthirrja i është dërguar për zbatim komisariatit nr.3 në Tiranë, për shkak se ish ministri ka vendbanimin në kryeqytetit në juridiksionin e këtij komisariati. Prokuroria thekson në fletëthirrje që nëse Çuçi nuk paraqitet pa patur pengesa të ligjshme do të urdhërohet shoqërimi i tij i detyrueshëm.

Çështja penale lidhet me vjedhjen e 54 tonë metaleve në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ku është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm

Çuçi thirret në cilësinë e drejtuesit politik Berat pasi nga hetime ka rezultuar se ka patur komunikime me drejtorin Kombinatit Mekanik te Poliçanit Erion Zylyftari qe është njëherazi kreu i Partisë Socialiste në Poliçan.

Ndërkohë në lidhje me dënim e shkaktuar janë bërë audite dhe gjetjet i janë vene ne dispozicion ministrit të Mbrotjes, Niko Peleshi që me gjasë do thirret për t’iu marrë dëshmi, pasi Kombinati mekanik i Poliçanit është pronë e institucionit që drejton.

Aktualisht hetimi po kryhet në prokurorinë e Beratit, por nëse gjenden të dhëna që mund të implikojnë Bledi Çuçin apo ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, ka gjasë t’i kalojë SPAK për kompetencë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne