Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit. Blutë njoftojnë se katër personat janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, që nga vjedhja e deri tek ngamcimet seksuale.
Materialet i kaluan Prokurorisë. për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Androkli Kostallari”, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin I. Xh., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 45-vjeçari ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasen R. H., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën një shtetaseje.