Vladimir Putin ka deklaruar se zotëron informacione se SHBA-ja planifikon një sulm ajror në Damask dhe më pas të fajësojë liderin sirian Bashar al-Asad, shkruan “The Independent”.
Presidenti rus gjithashtu tha se sulmi i Trump në një bazë ajrore siriane javën e kaluar i kujtoi pretendimet e armëve të shkatërrimit në masë, që u përdoren për të justifikuar pushtimin e Irakut në 2003-shin.
Komentet provokuese vijë pasi Kremilini paralajmëroi se nuk dëshiron konfrontime me SHBA-ne, mëgjjthëse Putin thekoi se këto janë marrëdhëniet më të këqija mes Moskës dhe Uashingtonit që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Duke folur me gazetarët të martën, disa orë para se Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, të mbërrijë në Moskë, Putin tha se do të apelojë në OKB për të hetuar “sulmin e pretenduar kimik” të javës së kaluar në Siri./SYRI