Vlorë/ 11-vjeçarja vetëvaret në banesë

Një 11-vjeçare është dërguar pa shenja jete prej familjarëve të saj në spitalin e qytetit të Vlorës.

Familjarët e të miturës kanë deklaruar në spital se e kishin gjetur vajzën të vetëvarur brenda banesës. Në gjendje shoku ata e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit, por mjekët nuk kanë mundur t’i vinin në ndihmë, pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, pritet që trupi i 11-vjeçares t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Nuk dihen ende motivet që mund ta kenë çuar të miturën drejt aktit ekstrem të vëtëflijimit. Polica e Vlorës po heton për ngjarjen në fjalë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne