Bota

“Ngjarjet e 1915 të mos përdoren për konsum të brendshëm politik”

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës turke, Fahrettin Altun deklaroi se ngjarjet e vitit 1915 duhet të trajtohen në dritën e informacionit të saktë dhe real, pa u përdorur si mjet për interesa politike.

Fahrettin Altun bëri një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter për ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 1915.

“Ngjarjet e vitit 1915 duhet të trajtohen në dritën e informacionit të saktë dhe real, pa u përdorur si një mjet për interesa politike dhe duhen braktisur perspektivat ideologjike të bazuara në vendimet e njëanshme të vendeve të treta”,- shkruan Altun në reagimin e tij.

Ndaj ngjarjeve të vitit 1915 duhet vepruar me një qasje konstruktive dhe të ekuilibruar dhe duhen marrë në konsideratë humbjet dhe vuajtjet e të dyja palëve. Nuk ka asnjë problem që turqit dhe armenët, të cilët kanë bashkëjetuar për 800 vjet, të mos e zgjidhin sot përmes një dialogu të sinqertë. Mjafton që të mos lejohen përpjekjet e fuqive kolonialiste për të ‘disiplinuar’ vendin tonë nëpërmjet të ashtuquajturave pretendime armene për gjenocidit dhe për të politizuar historinë, vijon Altun postimin e tij në Twitter.

Në botë nuk ka një konsensus politik/akademik ose ndonjë vendim juridik ndërkombëtar që i njeh ngjarjet e vitit 1915 si gjenocid, thekson Altun.

“Vendimet e njëanshme dhe jo-detyruese që marrin vendet e treta, duke shpërfillur nismat e Turqisë për të arritur një zgjidhje lidhur me ngjarjet e vitit 1915, i bëjnë më të vështira përpjekjet që bëhen për të zbuluar të vërtetën”, përfundon drejtori i Komunikimeve të Presidencës turke, Fahrettin Altun./ trt

OPINIONE